Conte: Do ta kemi vështirë ndaj Lazios

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, mezi pret takimin e të shtunës ndaj Lazios pasi beson se do të jetë një sfidë të vështirë por argëtuese.
“Mendoj se do të jetë një ndeshje e shkëlqyeshme në mes të dy ekipeve të cilat që të dyja luajnë futboll sulmues”.
“E vlerësoj Lazion si një prej ekipeve më të mira në Serie A. Gjithmonë kam thënë se ata mund të luajnë një rol kyç në ligë këtë sezon, po sikur Juventusi”, ka thënë Conte.