E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi: Faleminderit President Bush!



Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka dërguar një mesazh falenderimi Presidentit të SHBA-së Xhorxh Bush pas ratifikimit të marrëveshjes së Shqipërisë në NATO nga Senati amerikan. “Dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tim dhe të gjithë popullit shqiptar për kontributin e pazëvendësueshëm dhe mbështetjen Tuaj të vazhdueshme për anëtarsimin e Shqipërisë në NATO, promovimin e marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe implementimin e demokracisë e sigurisë në Shqipëri dhe në rajon.
Shpreh bindjen time të plotë se kjo ngjarje e rëndësishme është vlerësim i qëndrimit dhe i dëshirës së popullit tim për më shumë liri, demokraci, siguri dhe zhvillim në vendin tim dhe në rajon, është mbështetje për reformat e thella që ne po kryejmë në Shqipëri, është nxitje për ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Duke Ju falenderuar edhe një herë Juve Zoti President, Senatin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullin amerikan dëshiroj t’Ju siguroj se vendi im, është plotësisht i ndërgjegjshëm dhe i përgjegjshëm për sfidat globale dhe rajonale, në të cilat anëtarësimi i tij në NATO e angazhon dhe është i gatshëm t’i përballojë ato përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një aleat i sigurt, i besueshëm dhe afatgjatë”, thuhet në letrën e Presidentit Topi.

29 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›