Presidenti Topi: Shoqëria u ka ende borxhe ish-të Përndjekurve Politikë.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti dje paradite në Presidencë drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë: Kryetarin e Shoqatës, z. Adem Allçi, Sekretarin e Përgjithshëm, z. Besim Ndregjoni, krerët e degëve të Shoqatës në Shkodër dhe Durrës, z. Zenel Dranku dhe z. Skënder Barçi, të cilët shoqëroheshin nga Kryetari i Qarkut të Tiranës, z. Tasim Mema. Drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, pasi falenderuan Kreun e shtetit për pritjen që u rezervoi, shprehën urimet më të mira për marrjen nga ana e Shqipërisë të ftesës për anëtarësim në NATO dhe i parashtruan Presidentit Topi disa nga problemet më të mprehta me të cilat ata hasen në përpjekjet për rehabilitimin dhe integrimin e tyre të plotë shoqëror dhe ekonomik. Presidenti Topi, pasi i dëgjoi me shumë vëmendje shqetësimet e të burgosurve dhe të përndjekurve politikë, u shpreh se shtresa e tyre meriton të integrohet plotësisht në jetën shoqërore, politike dhe ekonomike duke vënë në pah rëndësinë e ndërrmarrjes së veprimeve dhe të masave konkrete në këtë drejtim. Kreu i shtetit i siguroi drejtuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë institucionale dhe njerëzore duke u zotuar se do të bëjë çdo përpjekje brenda kuadrit ligjor dhe kushtetues për ndërgjegjësimin e strukturave përkatëse shtetërore si dhe për përfaqësimin e menjëhershëm dhe integrimin e kësaj shtrese në mbarë spektrin politik dhe shoqëror të vendit.
Ish-të përndjekurit politikë përshëndesin ftesën e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO/Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë organizoi dje një aktivitet me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe në nderim të gjithë të rënëve gjatë regjimit komunist që u ekzekutuan, për shkak se e deshën Shqipërinë të bëhej pjesë e klubit, ku ajo mori ftesën e anëtarësimit në 3 prill. “Ne sot përkulemi me respekt para sakrificave dhe vetëmohimit të akademikëve, profesorëve, intelektualëve, nacionalistëve dhe patriotëve (rreth 6400 persona) që u flijuan, por edhe të atyre që u syrgjynosën hapsanave dhe birucave me hekura dhe të atyre që u degdisën kampeve të internimit se deshën Shqipërinë dhe lirinë”, tha kryetari i shoqatës, Skënder Qendro.Veç anëtarëve të SHAPP, në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga partitë politike të spektrit të djathtë. “Shtresa juaj është krenaria jonë,” deklaroi deputeti i PD-së, Aldo Bumçi, “sepse ju jeni dëshmia se populli shqiptar nuk iu nënshtrua regjimit komunist”. Kryetari i Partisë së Ballit Kombëtar Demokrat, Artur Roshi, tha se “aspirata perëndimore e shqiptarëve ka qenë e hershme, por u ndërpre për 50 vjet nga regjimi komunist. Më e ndjeshme ajo u bë në periudhën e mbretërisë dhe mandej u mbajt gjallë nga gjithë forcat antikomuniste brenda dhe jashtë vendit. Ideja e Mit’hat Frashërit se për mua ka vetëm një mënyrë që të normalizohet gjendja në Shqipëri, mbajtja e lidhjeve me Lëvizjen Demokratike në Europë, më në fund u bë realitet.”. Kryetari i Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia, vlerësoi se bazat perëndimore të shtetit shqiptar u hodhën gjatë periudhës së mbretërisë dhe se fakti se në sallë nuk kishte përfaqësues nga asnjë televizion “tregon se mediat vazhdojnë të jenë ende nën kontrollin e të majtëve, forcave politike që deri në vitin 1990 kanë qenë kundër NATO-s”.