Presidenti Topi dekoron Herri Fulcin (pas vdekjes) dhe Institutin që mban emrin e tij me rastin e 7 Marsit, Festës së Mësuesit

7 mars 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, dekoroi sot paradite në Festën Kombëtare të mësuesit, Herri Fulcin (pas vdekjes) si dhe Institutin që mban emrin e tij. Në këtë aktivitet merrnin pjesë ish-drejtues, mësues dhe të diplomuar nga Instituti “Harry Fulz”, si drejtues aktualë dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Ceremonia e dekorimeve u zhvillua në mjediset e Institucionit të Presidentit, ku, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, zoti Aleksandër Flloko, Kreu i Shtetit dekoroi me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Herri Fulcin (Pas vdekjes), me motivacionin: “Për kontribut të qenësishëm në zhvillimin progresiv dhe modern të arsimit kombëtar shqiptar, veçanërisht në hedhjen e themeleve të arsimit teknik, çka pati ndikim të rëndësishëm në jetën e shoqërisë shqiptare”; me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Institutin “Harry Fultz”, me motivacionin: “Për kontribut të çmuar në historinë e arsimit shqiptar si qendër e rëndësishme dhe progresive e arsimimit teknik dhe me ndikim të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë shqiptare”, si dhe me Urdhrin “Naim Frashëri” i Artë, zotin Arian Kapedani, me motivacionin: “Për veprimtari shumëvjeçare si drejtues i një shkolle teknike bashkëkohore, me arritje të larta cilësore në procesin mësimor-edukativ, nëpërmjet aplikimit të metodave të reja pedagogjike-metodike”.
Gjatë kësaj ceremonie, Kreu i Shtetit u shpreh: “Përshëndetje! Së pari, ju uroj mirëseardhjen! Dëshiroj të ndaj me ju të gjitha emocionet, jo vetëm të kësaj ceremonie që lidhet me një shkollë të nderuar që mban një emër të madh, atë të ‘Herri Fulcit’ por që brenda ka të gjithë kuptimin e një miqësie të thellë, të gjatë dhe një partner madh, sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë jo pa qëllim e lashë këtë ceremoni pikërisht në 7 mars, që është një simbolikë e madhe për Shqipërinë, për arsimin shqiptar. Është kjo ditë që ne duhet ta nderojmë të gjithë. Është kjo ditë që na bën të jemi jo vetëm krenarë, por të shprehim në të njëjtën kohë emocione të pastra për mësuesin, për figurën e tij, sepse sikurse e kam thënë dhe herë tjetër, çdo njeri rritet në familje, por tek mësuesi, tek figura e tij ka parë gjithmonë një prind të dytë. Jo pa qëllim vitet ikin, njerëzit nga rinia kalojnë në moshën e pjekurisë, bëhen burra, bëhen gra, krijojnë familje, shkojnë në pension, por asnjëherë nuk harrojnë fizionominë, vlerësimin, respektin për mësuesin apo për mësuesen e klasës së parë. Ne sot nderojmë jo vetëm figurat e arsimit shqiptar, arsim i cili vjen çdo ditë duke u modernizuar, jo thjesht në filozofinë e tij, por dhe në infrastrukturë, një arsim i cili masivizohet, por dhe kualifikohet. Por nga ana tjetër, ne jemi krenarë, sepse të gjitha kurrikulat që kanë të bëjnë me arsimin janë të tilla që na afrojnë më shumë me familjen evropiane, aty ku ne dëshirojmë të shkojmë dhe zyrtarisht. Dhe është e pamundur që të jemi qytetarë të Evropës, në rast se nuk do të edukohemi pikërisht me vlerat reale të kësaj familje të madhe tradicionale nga pikëpamja historike, por edhe të re nga pikëpamja institucionale.
Unë dëshiroj që t’i përshëndes të gjithë, të gjithë arsimtarët, kudo ku ata punojnë, në zonat urbane, në zonat rurale, dikush punon dhe në kushte të vështira, për t’iu përkushtuar këtij misioni kaq të madh për edukimin e fëmijëve, të rinisë, të rinisë së shkollave të mesme, por edhe të atyre që studiojnë nëpër universitete. Por, duke iu referuar pikërisht vlerësimit të kësaj figure të madhe që ka mbetur në memorien e shqiptarëve, si Drejtor i Shkollës Teknike, si një personalitet i shquar i kombit amerikan, i cili diti të fusë në sistemin e edukimit jo vetëm filozofinë e të mësuarit teorik, por më shumë se kushdo tjetër ta bashkërendojë atë, ta harmonizojë me prakticitetin që është tipar karakteristik i kombit amerikan.
Ne i jemi shumë mirënjohës, i jemi shumë mirënjohës, sepse nga ajo shkollë kanë dalë breza të shquar të njerëzve që kanë qenë shumë të vlefshëm për Shqipërinë, por një pjesë e mirë e tyre janë persekutuar. Janë persekutuar, sepse brenda asaj shkolle gjithmonë ka qenë një paragjykim shumë i fortë nga sistemi komunist, në kohën kur sistemi komunist kishte thyer çdo lloj marrëdhënieje me shtetin e madh amerikan. Por sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë lartësohet figura e tij dhe kjo është arsyeja, që sikurse do ta ndiqni në vijim ceremoninë, unë kam vendosur që ta dekoroj me një titull të lartë personalitetin Herri Fulc, pikërisht me atë figurë të ndritur që është figurë legjendare e kombit shqiptar, me titullin e lartë ‘Skënderbeu’, për të nderuar atë, për të nderuar të gjithë atë mision të jashtëzakonshëm të Herri Fulcit në Shqipëri, qoftë për linjën e fushës teknike-mekanike, qoftë për atë që ka bërë në bujqësinë shqiptare, për të hedhur baza të rëndësishme, baza të cilat kanë shërbyer për edukimin e brezave, por kanë krijuar ato baza kaq të fuqishme, të cilat kanë qenë të vlefshme edhe për ato breza që studiuan më vonë nëpër universitetet shqiptare.”
Duke marrë fjalën e duke falënderuar Presidentin Topi për vlerësimin e madh që iu bë Institutit “Herri Fulc”, Kryetari i Bordit të Drejtorëve të këtij Instituti, z. Edmond Leka u shpreh:
“E ndiej veten të nderuar dhe të privilegjuar që në emër të Bordit të Fondacionit ‘Harry Fultz’, kam rastin të marr atë dekoratë të lartë të Presidentit të Republikës. Do të desha që, jo vetëm në emër të Bordit, por në emër edhe të të gjithë këtyre që kanë qenë pjesë e historisë së kësaj shkolle të nderuar, qoftë në rolin e drejtuesit, qoftë në rolin e trupës mësimore apo të studentëve të këtij institucioni, të falënderoj dhe të shpreh mirënjohjen time për këtë vlerësim që i bëhet këtij institucioni të edukimit. Duhet të them në këtë ceremoni që ky çmim nuk është vetëm një vlerësim dhe ndjell krenari tek ata që kanë qenë pjesë e historisë së këtij institucioni, por krijon edhe një detyrim për të gjithë neve që punojmë sot, apo për ata që do të jenë pjesë e këtij institucioni nesër, në mënyrë që të kontribuojnë për të ecur përpara të ‘Herri Fulcit’ dhe të konsolidimit të rolit të tij, si një institucion lider në ofrimin e edukimit cilësor në Shqipëri.
Meqë më jepet rasti të flas në këtë ceremoni, do të desha të vlerësoj vërtet shumë këtë mesazh të trefishtë të Presidentit të Republikës me dekorimet e sotme, ku përfshihet një Institucion si Herri Fulci, për kontributin dhe vlerat që i ka dhënë edukimit në Shqipëri, kontributi i i një misionari si Herri Fulci, përfaqësues i kontributit të një kombi të madh si Amerika, e cila ka qenë gjithmonë vendimtare në ekzistencën, në konsolidimin dhe më zhvillimin e vendit tonë, dhe vlerësimi që i bën punës së njerëzve të përfshirë në edukim, duke nderuar dhe Drejtorin e shkollës Herri Fulc, për kontributin e tij personal në çfarë është Herri Fulci sot, dhe për faktin që përfaqëson një brez të tërë të arsimtarëve dhe të punonjësve të edukimit që kanë kontribuar me dekada të tëra për edukimin e brezit të ri. Ju falënderoj!”