Presidenti Topi dekreton emërimin e Rektorëve të universiteteve publike shqiptare

7 mars 2012
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dekretoi sot emërimin e Rektorëve të zgjedhur të universiteteve publike shqiptare duke u uruar suksese në kryerjen e misionit fisnik të mësimdhënies dhe në përgatitjen kualifikuese e profesionale të studentëve. Në këtë ceremoni merrnin pjesë Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës, Nora Malaj si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.
Me këtë rast, në ambientet e Institucionit të Presidentit të Republikës, pas ekzekutimit të Himnit Kombëtar, Kreu i Shtetit u dorëzoi rektorëve të rinj dekretet përkatëse, respektivisht: Rektor i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule; Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatos Harizaj; Rektor i Universitetit Politeknik të Tiranës, Jorgaq Kaçani, Rektor i Universitetit të Arteve në Tiranë, Petrit Malaj; Rektor i Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Artan Haxhi; Rektor i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë, Albert Qarri; Rektor i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Mit’hat Mema; Rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Liman Varoshi; Rektor i Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër, Gëzim Sala dhe Drejtor i Qendrës Ndëruniversitare, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi.
Në emër të drejtuesve të rinj e të sapodekretuar të universiteteve përshëndeti Rektori i Universitetit të Tiranës dhe Kryetari i Konferencës së Rektorëve Dhori Kule, i cili duke falënderuar Presidentin Topi për vlerësimin e veçantë dhe inkurajimin në kryerjen e detyrës, u shpreh: “I nderuar zoti President,
Të nderuar kolegë, rektorë,
Të nderuar pjesëmarrës!
Është ditë e veçantë dhe shumë e rëndësishme për arsimin e lartë publik shqiptar kjo e sotmja pikërisht në ditën e edukimit, ditën e arsimit, në Ditën e Mësuesit dekretohen Rektorët e universiteteve publike të ardhur pas një procesi zgjedhor, do ta konsideroja model, model që duhet t’i ofrohet shoqërisë dhe e kryen këtë mision, mendoj, universitetet publike për t’i dhënë një mesazh shoqërisë shqiptare, institucioneve të saj si procesi dhe procedurat zgjedhore. Ka hapësira që mund të bëhen mirë sikurse universitetet i realizuan. Në mandatin e dytë jemi pothuajse ata që e filluan mandatin e parë, edhe ky është një tregues i rëndësishëm i detyrimeve dhe i përgjegjësive që na kanë besuar ata që na zgjodhën; pedagogët, studentët, stafi juaj akademik nëpërmjet votës së tyre na kanë dhënë një përgjegjësi të madhe në këtë fazë të dytë të zhvillimit të universiteteve publike në veçanti dhe të arsimit të lartë në përgjithësi. Tashmë masivizimi si një tipar mbarëbotëror global dhe evropian i realizuar dhe konkretizuar në Shqipëri kanë nevojë për standarde cilësore. Mandati i dytë ka si prioritet tonin, zoti President, standardet cilësore në mënyrë që tregut të punës do t’i ofrojmë atë produkt që ai do ta absorbojë për efektivitetin e ekonomisë dhe shoqërisë shqiptare. Kam bindjen dhe shpreh sigurinë që të gjithë pas dekretimit të sotëm do të punojmë në respekt të ligjit për të realizuar atë mision që universitetet publike kanë ndaj shoqërisë. Ju falënderoj!”
Në përshëndetjen e tij me këtë rast, Presidenti i Republikës, theksoi: E nderuar zonja Zëvendësministre,
Të nderuar rektorë!
Padyshim është një ditë e veçantë për ju personalisht, por besoj për të gjithë shoqërinë shqiptare. Dekretimi juaj koinçidon me një ditë të rëndësishme në historinë e arsimit shqiptar, me 7 Marsin, dhe besoj që jemi totalisht në simbolikën e kësaj dite të madhe për t’ju uruar juve një punë të suksesshme në misionin tuaj fisnik të edukimit në universitetet publike. Dhe padyshim, sikurse u shprehët pak më parë, duke i dhënë mundësi jo vetëm juve që jeni në vazhdim, jeni në një mandat të dytë, por nëpërmjet jush, të gjitha rretheve akademike universitare për një punë cilësore për të përmbushur një detyrim madhor që kanë universitetet në këtë fazë të rëndësishme të zhvillimit të Shqipërisë, për të rritur ndjeshëm kualitetin e mësimdhënies, por dhe të përgatitjes përpara se të dalin në jetë, të atyre brezave që sot më shumë se më parë, do ta kenë një sfidë të vërtetë daljen në jetë, sepse do të detyrohen të përballojnë pikërisht ato sfida që ka tregu i hapur. Shqipëria është një vend i hapur, Shqipëria është një vend demokratik dhe patjetër ato aspirata, ato sfida që kemi për t’u integruar për në Evropë, patjetër që rrisin detyrimin për të standardizuar gjithçka që lidhet me jetën universitare, me atë të universiteteve të vendeve ku ne do të aderojmë.
Sigurisht, sot jepet mesazh jo vetëm për universitetet publike. Unë dëshiroj sot të jap një mesazh edhe për universitetet private. Kjo fazë e zhvillimit politik dhe institucional të Shqipërisë, patjetër që ka krijuar mundësi për përhapjen e tregut dhe të universiteteve private. Por, unë besoj që gjithçka duhet të shkojë në një standard, në një standard, dhe ne nuk duhet të lejojmë së pari ju, që jeni njerëz që angazhoheni drejtpërdrejt në këtë sfidë të rëndësishme, që të ketë diferenca në standard. Pra, është një sistem i cili duhet të kontrollojë vetveten në radhë të parë. Jeta akademike universitare i imponon në radhë të parë njerëzit që punojnë në këtë sistem për të mbrojtur ato vlera të rëndësishme që ka në vetvete edukimi universitar dhe akademik.
Kjo është një temë shumë e gjerë, është një temë e debatuar, dhe sigurisht unë nuk dëshiroj të bëhem interpret i asnjë rryme që ka dalë padyshim në sy të publikut, por edhe të politikës, edhe të institucioneve, nga debatet. Nuk dëshiroj të jem përkrahës i një linje apo një tjetre, por ajo që unë dëshiroj të them me forcë është që universitetet sot kanë një përgjegjësi madhore. T’i largohen politikës, t’u largohen të gjitha atyre predispozitave për t’i përfshirë studentët në politikë dhe për të bërë një edukim të pastër që është detyrim i ligjit, që është detyrim i moralit, i profesionalizmit që kanë dhe duhet të kenë rrethet akademike.
Natyrisht, ligji, brenda një periudhe relativisht të shkurtër, ka ndryshuar disa herë. Edhe këtu diskutimet janë të ndryshme, pra, nuk diskutohet shumë për vizionin për të pasur një jetëgjatësi relativisht më të madhe të një ligji për të mos e prekur atë. Unë dëshiroj të kap pjesën tjetër. Në rast se ligji e ka të nevojshme që të korrektohet, që të retushohet, nuk ka pse mos të ndërhyhet, por natyrisht kur gjërat janë të konsultuara me ju, atëherë ligji jep garanci që do të ketë më jetëgjatësi. Pra, unë do të dëshiroja të merrja pjesën pozitive që ky ligj i ri i miratuar të jetë një moment frymëzimi për të gjithë trupën universitare, që t’i afrohet më shumë, sikurse thashë, pjesës që ka të bëjë me fizionominë dhe mënyrën e sjelljes së universiteteve analoge kudo në mbarë Evropën, pse jo, në mbarë botën.
Unë këtë ditë dëshiroj gjithashtu ta ndaj me ju edhe për një problem tjetër që është shumë sinjifikativ, për kontrollin e diplomave që vijnë nga universitetet. Besoj e kuptoni fare mirë mesazhin tim. Unë jam Presidenti i Republikës, jam Kryetari i Shtetit, dhe bëhem interpret i zërit të çdo qytetari. Kjo natyrisht shkon më shumë në përgjegjësinë e universiteteve private, që duhet të kenë një përgjegjësi të jashtëzakonshme qytetare, në radhë të parë, përpara ligjit, përpara moralit. Studentët që shkojnë nëpër universitete, natyrisht nisen nga predispozita të barabarta. Ata që shkojnë në universitete publike sigurisht që janë ata që i nënshtrohen një procesi të seleksionimit dhe besoj, edhe të meritës. Unë nuk mund të mendoj që sot të bëj një vlerësim diferencial. Nuk e kam atë tagër, por dëshiroj të them që tek çështja e moralit të përgatitjes dhe diplomimit, është një çështje që askënd nuk do ta bëj që të qëndroj indiferent, për të qenë në njëfarë mënyre i qetë për pozicionin e tij. Jo! Ky është moment shumë i rëndësishëm që nuk ka të bëjë me një kolltuk të momentit, me një karrige qoftë kjo edhe e Presidentit, edhe çdo karrige tjetër institucionale, aq më shumë e karrigeve akademike. Ne duhet të jemi shumë aktiv, nuk duhet të jemi në mënyrë absolute indiferentë para asaj që neve e diskutojmë në mjedise të lira dhe të ngushta për cilësinë e diplomimit. Këtë e jap si një mesazh të përgjithshëm, një mesazh shumë parimor dhe në radhë të parë, kërkoj kontributin tuaj të drejtpërdrejtë si figura publike, figura që jeni në këtë pozicion në sajë të meritës suaj absolutisht, dhe mbi bazën e një procesi të certifikuar. Por rëndësia e diplomimit dhe edukimit të brezave të ardhshëm sigurisht është shumë serioze, shumë e rëndësishme. Njerëzit kur marrin diplomën, standardizohen. Askush nuk ua kërkon listën e notave, në mos ndodh situata paradoksale, që disa që mund ta marrin në mënyrë më pak të merituar, mund të prezantohen me listë notash shumë më të mira se ata që marrin diplomën mbi bazën e një pune shumë serioze, stërmunduese do të thoja, e s’mund ta bëjë një njeri i vetëm, absolutisht. Kjo është çështje e një sistemi akademik, e një kontrolli, e një sinqeriteti dhe besoj që ata që mund ta bëjnë më mirë këtë punë, jeni ju të rretheve akademike, që duhet ta zhvilloni debatin të hapur, sepse diplomimi është shumë i rëndësishëm. Por këtu fillon sfida për tregun. Dhe të mos ndodhë pastaj që, ata që e marrin në mënyrë të pamerituar, të katapultohen pastaj në pozicione të caktuara në administratë dhe të bëjnë një punë amatoreske, duke imponuar rregulla jo normale për të tjerët. Pra, mendoj që është një proces që nuk mbaron asnjëherë.
Unë do të dëshiroja që juve, këtë proces, këtë mision ta realizoni me sukses! Dhe meqenëse jeni në mandatin e dytë, përveç përgëzimeve për ushtrimin me sukses në mandatin e parë, dëshiroj që të rrisni performancën tuaj për t’i shërbyer pikërisht atij qëllimi të madh që ka edukimi universitar.
Edhe njëherë suksese! Urimet më të mira për misionin tuaj fisnik!”