Presidenti Topi merr pjesë në takimin e nivelit të lartë “Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit” dhe mban një leksion në Universitetin e Nju Jorkut.

25 shtator 2008
Nju Jork,
SHBA
Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë sot në takimin e nivelit të lartë “Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit”, në tryezën mbi varfërinë dhe urinë, të zhvilluar në kuadër të punimeve të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Në këtë tryezë pune me pjesëmarrjen e një sërë kryetarësh shtetesh dhe personaliteteve të tjera të larta, të drejtuar nga Kryeministri i Spanjës Zapatero, u paraqitën dhe u diskutuan një sërë strategjish për të luftuar varfërinë dhe urinë në botë, për të parashtruar zgjidhje të qëndrueshem dhe afatgjata, sidomos për ato vende ku rritja e çmimit të naftës dhe e prodhimeve ushqimore sjell rrezikun e një krize ushqimore. Në këtë takim edhe një herë u theksua rëndësia e ndërmarrjes së nismave konkrete globale dhe rajonale në përmbushje të një prej objektivave kryesorë të mijëvjeçarit që është parandalimi i varfërisë ekstreme dhe urisë.
Në vijim, Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe Zonja e Parë, Teuta Topi ishin në Universitetin e Nju Jork-ut, ku në një auditor të përbërë nga drejtues, profesorë, studentë dhe personalitete të tjera të këtij universiteti dhe botës akademike, Kryetari i Shtetit mbajti një leksion të përqendruar në zhvillimet e demokracisë në Shqipëri dhe në rolin e saj moderator për qetësinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit.
Në leksionin që u mirëprit dhe paraqiti një interes të veçantë për të pranishmit në sallë, të shprehur edhe në pyetjet që ata i drejtuan Presidentit Topi në përfundim, Kryetari i Shtetit shprehu kënaqësinë dhe emocionin e veçantë për mundësinë e këtij komunikimi akademik dhe në mënyrë të posaçme vlerësoi lart në fillim të leksionit demokracinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që ka inspiruar beteja për demokracinë në të gjithë globin, duke theksuar faktin se shqiptarët e ndjejnë veten shumë me fat që SHBA dhe personalitetet më të rëndësishme të këtij vendi, në vitet më të rëndësishme të historisë së tyre i kanë patur gjithmonë pranë.
Në vijim, Presidenti Topi bëri një retrospektivë historike të zhvillimeve politike në vend në vitet e pluralizmit, duke u ndalur në disa prej arritjeve dhe hapave konkretë që ka hedhur Shqipëria në përballjen me dy sfidat kryesore, atë të integrimit në familjen e madhe evropiane, me të gjitha vlerat dhe virtytet që karakterizojnë popullin shqiptar, dhe sfidën e anëtarësimit me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut, duke shpresuar që vendet e NATO-s do të ratifikojnë së shpejti Protokollin e anëtarësimit.
Duke folur mbi situatën në rajonin e Ballkanit, Kryetari i Shtetit vlerësoi realitetin politik ballkanik, që karakterizohet nga fryma e fqinjësisë së mirë, intensifikimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet, duke vënë në dukje mentalitetin e ri të bashkëpunimit sidomos mes lidershipit politik, si dhe projektimi i së ardhmes së përbashkët e të sigurtë në BE dhe në NATO. Sa i përket Kosovës, pasi vuri në pah maturinë dhe pjekurinë institucionale të klasës politike dhe qytetarëve kosovarë, Presidenti Topi ritheksoi qëndrimin e shprehur edhe gjatë fjalës së tij mbajtur në sesionin e 63-të të Asamblesë së OKB-së se njohja e shtetit të ri të Kosovës, të Shqipërisë, të Serbisë dhe të gjithë fqinjëve të afërt, ose të largët të saj, të Evropës dhe të hapësirës mesdhetare.
Në mbrëmjen e ditës së sotme, Presidenti Topi zhvilloi një takim të ngrohtë e miqësor me Organizatën e Profesionistëve të rinj shqiptar, si dhe mori pjesë në një darkë për nder të tij organizuar nga shoqata “Vatra” në Nju Jork me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të bashkësisë shqiptare.