Presidenti Topi zhvilloi sot takime të veçanta me Kryeministrin e Maltës, Lorenc Gonzi dhe me Kryeministrin e Kuvajtit, Sheikun Naser Mohamed Al Ahmad Al Sabah.
25 shtator 2008
Nju Jork,
SHBA
Në ditën e tretë të punimeve të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, u takua me Kryeministrin e Republikës së Maltës, Lorenc Gonzi dhe më pas me Kryeministrin e Kuvajtit, Sheikun Naser Mohamed Al Ahmad Al Sabah.
Në takimin me Kryeministrin e Maltës, Lorenc Gonzi, Presidenti Topi, pasi vuri në pah marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, vlerësoi vullnetin e palës malteze për përmirësimin dhe zhvillimin e dialogut politik dy dhe shumë palësh, për mbështetjen ndaj procesit të reformave në vendin tonë dhe për vlerësimin e rolit konstruktiv të Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.
Kreu i shtetit shqiptar, duke theksuar rëndësinë e nxitjes së investimeve në vendin tonë, por dhe të forcimit të bashkëpunimit në fusha të tjera si: në fushën bankare, të drejtësisë, bujqësisë, arsimit, shëndetësisë, energjitikës, shprehu interesin për rritjen e bashkëpunimit në fushat e turizmit, peshkimit, të ndërtimit dhe të riparimit të anijeve, fusha këto ku Malta ka një përvojë të mirë.
Në të njëjtën kohë, Presidenti Topi vlerësoi mbështejen që Malta i dha Shqipërisë duke ratifikuar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së dhe shprehu mirënjohjen gjithashtu edhe për qëndrimin pozitiv në njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryeministri maltez Gonzi, pasi falënderoi Presidentin Topi për takimin e përzemërt, garantoi kontributin e vendit të tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Kreu i qeverisë malteze vlerësoi gjithashtu hapat e mëdha të zhvillimit që po ndërmerr Shqipëria dhe nënvizoi se po ndjek me kënaqësi përpjekjet integruese të Shqipërisë në BE dhe në strukturat euroatlantike.
Ndërsa, në takimin me Kryeministrin e Kuvajtit, Sheikun Naser Mohamed Al Ahmad Al Sabah, Presidenti Topi vuri në dukje angazhimin e Shqipërisë për forcimin e bashkëpunimit politik mes dy vendeve. Kryetari i shtetit shqiptar, duke vlerësuar zhvillimin e kontakteve të rregullta dypalëshe mes përfaqësuesve të dy vendeve, u shpreh se rritja e mundësive për vijueshmërinë e dialogut, i kontribuon gjetjes së fushave të bashkëpunimit të mëtejshëm, ku interes të veçantë paraqet bashkëpunimi në aspektin ekonomik.
Duke vlerësuar mbështetjen që Kuvajti i ka dhënë zgjidhjes së çështjes së Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së edhe në kuadër të Organizatës së Konferencës Islamike, Kreu i shtetit shqiptar i kërkoi Kryeministrit kuvajtjan të intensifikojë përpjekjet për të ndikuar tek vendet e OKI-t për njohjen e Republikës së Kosovës.