E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi takohet me drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe me Ambasadorim amerikan, Frenk Uizner.

26 shtator 2008
Nju Jork,
SHBA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, pati sot një mëngjes pune me drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, me Drejtorin Ekzekutiv Avni Mustafaj dhe anëtarë të tjerë të bordit.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënvizoi faktin se një rëndësi të veçantë në thellimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve,
luan diaspora shqiptare, dhe konkretisht edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan.

Kreu i shtetit shqiptar bëri një përshkrim të zhvillimeve në vend si reformat e ndërrmara për të përmbushur standardet integruese, marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO, përmbylljen e ratifikimit të Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit me synimin e qartë për t’u integruar në gjirin e familjes së madhe euro-atlantike.
Gjithatu Presidenti Topi theksoi se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, realitetit i ri ballkanik ka ndryshuar rrënjësisht duke patur si objektiv rritjen dhe thellimin ekonomik me objektiv përfundimtar integrimin e përbashkët në Bashkimin Evropian.

Nga ana e tyre, anëtarët e bordit drejtues të Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) pasi shprehën kënaqësinë e veçantë të këtij takimi, prezantuan ecurinë e punëve të Këshillit, vunë në pah rolin e rëndësishëm dhe moderator të faktorit shqiptar në rajon, si dhe përshkruan takimet e aktivitetet e ndryshme me shqiptarët në Amerikë, por dhe me ata në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

* * *

Po sot, në përfundim të qëndrimit në Nju Jork dhe pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 63-të ë Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Kreu i shtetit pati edhe një takim të përzemërt e miqësor me Ambasadorin amerikan, Frenk Uizner, ish-përfaqësuesin e posaçëm ë Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin ë Kosovës.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›