E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dekreton ligjin "Antimafie"

Kreu i shtetit, Bamir Topi, ka vënë dje firmën mbi ligjin e cilësuar "Antimafie". Zyra e shtypit pranë Presidentit lajmëroi se u shpall dekreti i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 "Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë". Nisma ishte kritikuar ndjeshëm nga opozita dhe shoqatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Po dje, Topi shpalli dekretimin e ligjit nr. 10191, datë 03.12.2009 "Për ratifikimin e "Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës për bashkëpunimin në luftën kundër krimit, veçanërisht terrorizmit, trafikimit të paligjshëm të drogave dhe krimit të organizuar". Një tjetër dekret ishte ai për shpalljen e ligjit nr. 10 193, datë 03.12.2009 "Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›