E Hënë, 2 Nëntor 2026

Leku zbuti luhatjet e çmimeve, fqinjët vuajtën më shumë

Leku shqiptar ka qenë faktori që zbuti luhatjet e forta të çmimeve gjatë dy viteve të fundit, luhatje nga të cilat vuajtën konsumatorët e Kosovës dhe Malit të Zi, apo Maqedonisë, Bullgarisë e Bosnjës, që kanë monedha të lidhura me kurse fikse me euron. Ky është mendimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, pyetur nga "Shqip". "Pranimi i njëanshëm i euros në ekonomi të pastabilizuara si Kosova dhe Mali i Zi i bëri këto vende më të prekshme nga luhatja e çmimeve në tregun ndërkombëtar", tha Fullani. Gjatë dy viteve të fundit, vendet e rajonit të Ballkanit pësuan luhatje në indekset e çmimeve të konsumit nga minus 4, në plus 14 për qind. Çmimet u rritën tej mase në vitin 2008, si pasojë e rritjes së kostos së naftës dhe ushqimeve, ndërsa ranë në vitin 2009 pas fillimit të krizës. Shqipëria, së paku sipas shifrave zyrtare, pati një inflacion maksimal prej 4.6 për qind në vitin 2008 dhe inflacion 2-3 për qind këtë vit. Sipas Fullanit, fakti që Shqipëria ka një politikë monetare të vetën, e bën të mundur zbutjen e luhatjeve të forta të çmimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›