Presidenti Topi dekreton shkarkim prokurori nr. 6372.

D E K R E T
PËR SHKARKIM PROKURORI
Në mbështetje të neneve 149 pika 3 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe neneve 8, pika 2 germa “C” dhe 27 pika 1 germa “a”, të ligjit nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,
D e k r e t o j
Neni 1
Z. Zamir Shtylla, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, të largohet nga kjo detyrë, me qenëse ka paraqitur dorëheqjen.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 6372
Tiranë, më 05.01.2010
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BAMIR TOPI