E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton shpalljen e ligjit për privatizimin e Albpetrolit

TIRANË- Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ka dekretuar sot shpalljen e ligjit për privatizimin e shoqërisë Albpetrol.

Në faqen zyrare të Presidencës thuhet se: “Në mbështetje të nenit 84, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, dekretoj shpalljen e ligjit nr. 10 490, datë 15.12.2011 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë “Albpetrol”, sh.a. Patos”.

Kuvendi i Shqipërisë në seancën plenare të 15 dhjetorit pas shumë debatesh miratoi me 72 vota pro dhe 62 kundër, p/ligjin "Për përcaktimin e formës dhe strukturës së formulës së privatizimit të shoqërisë ‘Albpetrol’ sh.a. Patos". Diskutimi i zgjatur për rreth katër orë i këtji pr/ligji u shoqërua me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës, pasi kjo e fundit e cilësoi procesin "jo transparent dhe korruptiv".

Në faqen e Presidencës behet me dije se kreu i shtetit ka dekretuar disa ndryshime dhe shtesa, për arsimin e lartë, për miratimin e niveleve të tarifës doganore, për noterinë, si dhe për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›