E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi dekreton transferimin e 13 prokurorëve



Tiranë – Presidenti i Republikës ka dekretuar dje transferimin e 13 prokurorëve, mes të cilëve spikat emri i Zamir Shtyllës, i cili dha dorëheqjen si drejtor i Hetimeve në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kryesues i hetimit për ngjarjen e Gërdecit.
Zyra për informim e Presidencës njofton se dekreti i kreut të shtetit mbështetet në Nenin 149, pika 3, të Kushtetutës, si dhe në Nenin 24, të Ligjit Nr. 8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të prokurorit të Përgjithshëm. Z. Zamir Shtylla, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohet prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ndërsa edhe gjashtë prokurorë të Tiranës, njëri nga Krimet e Rënda dhe pesë të tjerët nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor, shkojnë në Lezhë, Fier, Krujë, Lushnjë, Elbasan dhe Kurbin. Dy prokurorë të Durrësit u transferuan në Berat dhe Kurbin, ndërsa një i Kavajës shkon në Shkodër. Këmbejnë vendet përkatësisht nga Lushnja në Berat prokurorët Arenc Çela dhe Skënder Mestani, ndërsa prokurori i Fierit, Julian Zonja, vjen në Tiranë.

Prokurorët e transferuar
1. Zamir Shtylla, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, transferohet prokuror në Prokurorinë e Elbasanit
2. Bardhok Lleshi, prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, transferohet prokuror në Prokurorinë e Lezhës
3. Enklid Gjini, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Fierit
4. Kolë Hysenaj, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Lushnjës
5. Llambi Bako, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Krujës
6. Përparim Hasa, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Elbasanit
7. Shahin Pasha, prokuror në Prokurorinë e Tiranës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Kurbinit
8. Dritan Gripshi, prokuror në Prokurorinë e Durrësit, transferohet prokuror në Prokurorinë e Beratit
9. Edmond Karriqi, prokuror në Prokurorinë e Durrësit, transferohet prokuror në Prokurorinë e Kurbinit
10. Shyqyri Duro, prokuror në Prokurorinë e Kavajës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Shkodrës
11. Arenc Çela, prokuror në Prokurorinë e Lushnjës, transferohet prokuror në Prokurorinë e Beratit
12. Skënder Mestani, prokuror në Prokurorinë e Beratit, transferohet prokuror në Prokurorinë e Lushnjës
13. Julian Zonja, prokuror në Prokurorinë e Fierit, transferohet prokuror në Prokurorinë e Tiranës

30 Janar 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›