BE-ja e ka ngrirë zgjerimin, ndonëse nuk e deklaron
Flet Olsi Baze, pedagog i Të Drejtës Ndërkombëtare në universitetin “Kristal”, Tiranë
A i plotëson standardet Shqipëria për të paraqitur kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian?
Së pari, unë mendoj se Europa po ndërtohet me dy standarde krejtësisht të ndryshme përsa i përket zgjerimit të mëtejshëm. Për t’iu përgjigjur kësaj çështjeje do të doja të theksoja se është e rëndësishme të analizojmë dinamikën e BE-së në këtë moment dhe se Europa de fakto po përjeton një krizë institucionale dhe nuk projektohet dot në të ardhmen e saj institucionale dhe organizative. Pra, procesi i zgjerimit është i ngrirë, edhe pse nuk deklarohet publikisht. Nëse i krahasojmë kriteret e përmbushura nga Bullgaria dhe Rumania dhe ato të përmbushura nga Shqipëria, nuk shoh ndonjë ndryshim. Vendet janë në të njëjtën zonë; në të njëjtën klasë. Unë personalisht mendoj se përderisa është nënshkruar Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit nga vendet anëtare duhet të kalohet në një fazë tjetër. Unë mendoj se momenti më i mirë për të paraqitur kërkesën si vend kandidat do të jetë kur Shqipëria t’u ketë treguar dhe garantuar partnerëve europiane se di të zhvillojë dhe të mbajë një proces zgjedhor të lirë dhe demokratik. Kjo do të ishte garancia më e mirë që Tirana dhe shqiptarët duhet t’i japin Brukselit, që jemi gati për një etapë të re, një dimension të ri të marrëdhënieve me ta. Ne kemi fatin e keq që jemi ndodhur në një hapësirë ku konfliktet ballkanike kanë ndikuar në ngadalësimin e procesit të integrimit të vendit tonë në kohën që hapësira shqiptare është kthyer në një faktor stabilizues në rajon. Ky është një faktor plus që më bën të mendoj se është momenti i duhur për të aplikuar.
A ka kapacitete Ministria e Integrimit për të implementuar këtë proces?
Pjesërisht. Procesi në të cilin do të hyjë Shqipëria me statusin e vendit kandidat kërkon një strukturë më aktive, më dinamike dhe një njohje të mirë të një procesi, i cili nuk është aq i lehtë. Për mendimin tim, do të ishte më e arsyeshme një rinovim i saj me një format tjetër, sepse, nëse do të hyjmë në procesin e vendit kandidat, atëherë edhe roli i kësaj ministrie duhet të jetë prioritar, duhet të jetë dhe të transformohet në një nga ministritë që jo vetëm negocion, zbaton dhe u përgjigjet vetëm pozitivisht partnerëve, por të kërkojë edhe të drejtat që lindin nga ky proces. Sepse procesi i vendit kandidat nuk ka vetëm detyra, por edhe të drejta dhe kam përshtypjen se ne kemi tendencë të bëjmë detyrat e dhëna, por të mos kërkojmë të drejtat. Përtej kësaj, Ministria e Integrimit duhet të kërkojë kapacitete të reja për t’iu përgjigjur një realiteti të ri. Ne duam të jemi pjesë e Bashkimit Europian, por qytetarët shqiptarë dinë shumë pak për të dhe se çfarë detyrimesh do të ketë
vendi ynë kur të jetë pjesë e BE-së, sepse hyrja në Bashkimin Europian nuk është vetëm udhëtim pa vizë, por ajo mbart edhe detyrime të tjera, të cilat kjo ministri ka për detyrë t’ua shpjegojë qytetarëve.
Përgatiti faqen: Albert Gjoka
30 Janar 2009