FMN-ja kërkon sërish rritjen e çmimit të energjisë elektrike brenda vitit 2009
Miratohet çelja e fondit prej 3.6 milionë dollarë për Shqipërinë. Letra e “mirëkuptimit”, rritja ekonomike vetëm 6 për qind
Ervin Koçi
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka miratuar raportin e rishikimit të gjashtë dhe të fundit të marrëveshjes për rritjen ekonomike dhe zbutjen e varfërisë (PRGF-EFF) me vendin tonë. Përfundimi i kësaj marrëveshjeje konfirmon kalimin e Shqipërisë nga një vend me të ardhura të ulëta në një stad të ri, të vendeve me të ardhura mesatare. Por edhe gjatë rishikimit të kësaj marrëveshjeje, FMN-ja ka shprehur sërish kushtet e saj të qarta për qeverinë, ku një nga kërkesat thelbësore ishte dhe rritja sërish e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët privatë si një prej kushteve thelbësore për të nxjerrë nga kriza Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare. Sipas udhëzimit të FMN-së, qeveria duhet të ndërmarrë brenda vitit 2009 një rritje të re të çmimit të energjisë elektrike, të menaxhojë humbjet dhe shpenzimet e mëdha të OSSH-së, si dhe të reduktojë kostot e ndryshme që ka kjo kompani. Në rekomandimet e saj, FMN-ja thekson se dëmi ekonomik i shkaktuar ndër vite në KESH ka pasoja për zhvillimin ekonomik të vendit, si dhe rrezikon privatizimin total të Koorporatës. Po kështu, Fondi kërkon që të likuidohen totalisht faljet dhe tolerimet për shkelësit dhe kundravajtësit e energjisë elektrike dhe po i njëjti shembull të ndiqet edhe me borxhet dhe debitorët e prapambetur. Por qeveria shqiptare ka vendosur të mos rinovojë më marrëveshje të tilla me FMN-në, por ta mbajë këtë institucion financiar ndërkombëtar vetëm në rolin e konsulentit.
Fondi për Shqipërinë
Fondi Monetar miratoi gjithashtu dhe çeljen e fondit prej 3.6 milionë dollarësh për Shqipërinë. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Financave, rishikimi i gjashtë përfundoi në dhjetor të 2008-s nga stafi i FMN-së, i cili konfirmoi kalimin e Shqipërisë nga një vend me të ardhura të ulëta në një stad të ri të vendeve me të ardhura mesatare. Dje, zëvendësdrejtori i FMN-së, Murilo Portugal, i cili kryesoi mbledhjen e Bordit Ekzekutiv, u shpreh: “Autoritetet shqiptare duhet të përgëzohen për performancën shumë të mirë gjatë programit të mbështetur nga FMN-ja. Zbatimi i politikave të mira ekonomike dhe progresi në reformat strukturore kanë bërë të mundur që Shqipëria të ruajë rritje të lartë ekonomike dhe të mbajë një nivel të ulët inflacioni.", - bënë të ditur burimet zyrtare. Marrëveshja 3-vjeçare u nënshkrua në shkurt të vitit 2006 me të drejtën për të përfituar deri në 25.4 milionë dollarë amerikanë. Kjo marrëveshje, ndër të tjera, ishte formuluar me qëllim që të mbështeste rritjen ekonomike, të forconte aftësinë paguese të qeverisë e të zhvillonte më tej sistemin financiar.
Letra e mirëkuptimit
Fondi Monetar publikoi edhe një dokument, ku qeveria shqiptare pranon se rritja reale ekonomike e Shqipërisë për vitin 2008 ka qenë vetëm 6 për qind dhe jo më e madhe sikundër pretendohej nga kryeministri Berisha. Letra e mirëkuptimit është një dokument zyrtar, pjesë e procedurës së marrëdhënies së qeverisë me FMN-në, e cila mban datën 8 janar me firmën e kryeministrit Berisha, ministrit të Financave Bode dhe guvernatorit të BSH-së, Fullani. Në këtë dokument thuhet: “Shqipëria ka vazhduar të ruajë stabilitetin makroekonomik. Në vitin 2008 inflacioni në vend ishte i ulët dhe rritja ekonomike e kënaqshme në nivelin rreth 6 për qind. Edhe deficiti buxhetor ishte brenda objektivave të rëna dakord me FMN-në”. Në letrën, me anë të së cilës autoritetet shqiptare njohin Fondin Monetar me ecurinë e ekonomisë së vendit, qeveria pranon edhe faktin se gjatë këtij viti treguesit ekonomikë të vendit mund të përkeqësohen si pasojë e krizës globale. “Politikat tona në vitin 2009 do të vazhdojnë të kenë si qëllim ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe rritjes së kënaqshme. Ne presim disa përkeqësime të shkaktuara nga ambienti i jashtëm, me rënien e kërkesës së eksporteve, tkurrjen e dërgesave të emigrantëve dhe shtrëngimin e financimeve të huaja”, - thuhet më tej. Në letër, qeveria pranon një tjetër problem të hershëm të ekonomisë, që është sektori energjetik. “Edhe pse kemi bërë progrese të dukshme, targeti i vendosur për të arritur një normë efektive të arkëtimeve me 62 për qind u realizua 60 për qind ose 2 pikë më pak deri në fund të tetorit. Megjithatë, ne po ecim drejt privatizimit të OSSH-së dhe shumë shpejt presim që të mbyllim edhe kontratën e shitjes. Synimi është që brenda vitit 2014 të arrijmë të arkëtojmë 82 për qind të energjisë totale që hidhet në rrjet”, - shkruhet në letër.
30 Janar 2009