Presidenti Topi pret Ministrin e Transporteve të Bullgarisë, Petar Mutafçiev.
27 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot Ministrin e Transporteve të Republikës së Bullgarisë, Petar Mutafçiev dhe delegacionin, që e shoqëronte në kuadër të vizitës zyrtare dyditore në vendin tonë.
Kryetari i Shtetit i uroi z. Mutafçiev mirëseardhjen në Shqipëri, duke vënë në dukje se të tilla vizita dhe kontakte të niveleve të larta i kontribuojnë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bullgarisë. Presidenti Topi shprehu interesimin e shtetit shqiptar për rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimin dypalësh në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, në shërbim të progresit dhe mirëqënies së dy popujve dhe vendeve tona. “Në këtë drejtim”, - nënvizoi Presidenti, - “një rol të rëndësishëm luan edhe jetësimi i disa vendimeve të Parlamenteve të dy vendeve, si dhe i konventave ndërkombëtare për transportet detare, ujore.”
Gjatë bisedës, Presidenti Topi nënvizoi nevojën e lehtësimit të regjimit të vizave sidomos për kategoritë e biznesit dhe drejtuesit e automjeteve transportuese, që do të sillte edhe rritjen e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Ministri Mutafçiev e siguroi Presidentin Topi se, lidhur me këtë çështje, do të angazhohet personalisht pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë, po ashtu dhe në kompaninë ajrore bullgare për rritjen e numrit të fluturimeve me Shqipërinë.
Në këtë takim, Presidenti Topi vuri në dukje përpjekjet serioze të vendit tonë për përballimin e sfidës së antarësimit në NATO, duke theksuar se “Shqipëria i kushton një rëndësi të veçantë stabilitetit të marrëdhënieve në rajon, duke qenë të bindur se pika e referimit për vendet e rajonit është integrimit euroatlantik”. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit nënvizoi se në këtë moment kur Shqipëria pret ftesën në Samitin e Bukureshtit për antarësim në Aleancën e Atlantikut, po ashtu është në fazën e implementimit të MSA-së, bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me Bullgarinë është për ne edhe më i nevojshëm.
Nga ana e tij, Ministri bullgar i Transporteve, Mutafçiev u shpreh se si vend anëtar i NATO-s, Bullgaria është për politikën e dyerve të hapura dhe, në këtë drejtim, shteti bullgar do vazhdoje të mbështesë Shqipërinë, ashtu sic ka vepruar edhe në Samitin e Rigës.