E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi dhe Zonja e Parë ndjekin operën “La Boheme”.

12 nëntor 2009
Paris

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi ndoqën sonte operën e mirënjohur “La Boheme” të kompozitorit italian, Xhakomo Puçini dhe libret të Xhuzepe Xhiakozës dhe Luixhi Ilikës, sipas novelës së Henri Myrzher të titulluar: “Skena nga jeta e bohemëve”.

Për rreth dy orë, Kryetari i Shtetit dhe Zonja e Parë ndoqën interpretimin virtuoz në rolin e Mimit të sopranos shqiptare me famë botërore, Inva Mula, si dhe ekzekutimin artistik dinjitoz të orkestrës së Operas së Parisit nën drejtimin e dirigjentit Daniel Oren. Në përfundim, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë u përshëndetën nga afër me artistët, duke u shprehur atyre urimet më të përzemërta dhe vlerësimet e larta për vënien në skenë me sukses të kësaj kryevepre klasike.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›