E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi do të marrë pjesë në Samitin e Organizatës për Ushqimin dhe Bujqësinë, FAO.

16 nëntor 2009

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë Teuta Topi, është nisur sot në mëngjes në krye të një delegacioni zyrtar për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Kryetarëve të Shteteve e Qeverive mbi ushqimin, të organizuar nga Organizata për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) dhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillojë punimet në Romë (Itali), në datat 16-18 nëntor 2009.

Në ditën e parë të Samitit, Kreu i Shtetit Shqiptar do mbajë një fjalë gjatë së cilës do bëjë një panoramë të situatës në Shqipëri dhe të sfidave e angazhimit të vendit tonë në kuadër të sigurisë ushqimore. Gjithashtu Presidenti Topi do ndalet edhe në shqetësimin global mbi rritjen e nivelit të urisë në botë, ndërsa gjatë Samitit do zhvillojë takime me homologë pjesëmarrës të vendeve të tjera.

Tema qëndrore e e punimeve të Samitit është siguria ushqimore botërore me vëmendje të posaçme, që në ditën e parë të Samitit, të një angazhimi global mbi çrrënjosjen e shpejtë e të plotë të urisë në botë, për të cilën 60 krerët pjesëmarrës të shteve e qeverive do miratojnë një deklaratë të përbashkët. Gjatë Samitit do trajtohet edhe çështja e reformës qeverisëse botërore mbi sigurinë ushqimore e ndryshimet klimaterike si dhe sfidat me të cilat do përballen bujqësia e siguria ushqimore.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›