E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi gënjen edhe kur hesht

22-02-2012 / Gazeta 55

Deputetja e PD-së, Rajmonda Bulku: “Më 21 janar, për një karrige tentoi të hidhte vendin në flakë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Rajmonda Bulku ka akuzuar Presidentin e Republikës Bamir Topi, se po gënjen prej kohësh shqiptarët. Sipas saj, gënjeshtra e tij e fundit është për të ashtuquajturën “ftesë të munguar” në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ndërsa shtoi se shqiptarët e njohën Presidentin më 21 janar kur bëri aleancë me Edi Ramën.
“Shtypi i shkruar e zbuloi gënjeshtrën e fundme Presidenciale kur ajo i ra mbi kokë; shqiptarët e kanë kapur Presidentin në gënjeshtër prej kohësh. Kreu i shtetit është kapur në gënjeshtër kur përgjërohej për interesat e pronarëve të ligjshëm që tokat ua kishte rrëmbyer kooperativa, por tokën e vet e rrëmbente si ‘ish-kooperativist’. E kanë kapur në gënjeshtër kur betohej për të përndjekurit e regjimit komunist, por ligjin e ‘lustracionit’ nuk e linte të hynte në fuqi, kur u shpallte atyre besnikëri dhe dekoronte persekutorët. E kanë kapur në gënjeshtër kur hiqej si demokrat por aleancat i bënte me kundërshtarët e tyre. E kane kapur në gënjeshtër kur deklaronte se nuk voton majtas por votën i’a falte PS dhe Edi Ramës, u shpreh deputetja demokrate, Bulku, duke kujtuar se, shqiptarët e kanë njohur Presidentin e tyre të vërtetë më 21 janar kur si shërbëtor i Edi Ramës, për një karrige u përpoq ta hidhte vendin në flakë”. “Shqiptarët e dinë se Presidenti i ka gënjyer sa herë ai hap gojën dhe flet; Madje ata e dinë, qe ai i gënjen edhe kur hesht”, tha Bulku.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›