Presidenti Topi i bën homazhe aktorit të mirënjohur, Serafin Fanku.
30 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i bëri sot homazhe aktorit, regjizorit dhe dramaturgut të mirënjohur të teatrit shqiptar, “Artistit të Popullit”, Serafin Fanku.
Në vlerësim dhe nderim të veprës së z. Fanku, Kryetari i Shtetit u shpreh: “E kujtoj, sikurse e kujtojnë të gjithë artëdashësit. Jemi rritur me rolet e tij. i paharruar do të jetë momenti kur, para se të ndërronte jetë, në një dokumentar që i kushtohej 70-të vjetorit të lindjes së tij, ai me shumë modesti tha se ‘dokumentarët bëhen pas vdekjes’. Kjo, jo për ta parandjerë, por për të shpalosur sinqerisht atë që e karakterizonte, modestinë e këtij njeriu, i cili për asnjë rast nuk e harroi që ishte shkodran, që e dashuronte qytetin e tij dhe që mori përmasa kombëtare, sepse rolet e tij ishin të mrekullueshme, ishin me një karakter multidimensional. Ai nuk ishte thjesht aktor, ai ishte një dramaturg, ishte një artist i vërtetë. Kjo është arsyeja që ai ishte dhe do të mbetet një artist i popullit shqiptar”.
Më pas, i pyetur nga gazetarët se cili është reagimi nga deklarata e tij e fundit për Prokurorin e Përgjithshëm, Presidenti Topi tha se “Këto pyetje këtu sot nuk kanë vend. Mund t’ju them se për këtë çështje do të bëhet më shumë se ç’do të flitet. Gjithsesi, unë po rezervohem në këtë ditë të veçantë të mos shprehem”.