Presidenti Topi zhvilloi një takim lamtumire me Ambasadorin zvicerian, Pirher.

27 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim lamtumire me Ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës, Erih Pirher.
Kreu i Shtetit shqiptar, pasi falenderoi Ambasadorin zvicerian për kontributin e tij në thellimin dhe forcimin e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve tona, vlerësoi qëndrimin konsekuent të Zvicrës për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, që duhet të jetë pavarësia e saj.
Gjithashtu President Topi shprehu edhe mirënjohjen për urimet e marra nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës dhe i kërkoi Ambasadorit Pirher, t’i përcjellë asaj përshëndetjet më të mira e të sinqerta, duke theksuar edhe nevojën e rritjes së shkëmbimeve të vizitave në nivelet më të larta.