Presidenti Topi uron Presidentin kinez, Hu Xhintao me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës.
29 shtator 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar Presidentit kinez, Hu Xhintao një mesazh urimi për Festën Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës.
“Është kënaqësi e veçantë për mua që, me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Popullore të Kinës, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, t’Ju dërgoj urimet më të mira për Ju dhe popullin mik kinez!
Më lejoni Shkëlqesi që, me këtë rast, të nënvizoj edhe një herë angazhimin e vendit tim për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira të miqësisë e bashkëpunimit që karakterizojnë dy vendet e popujt tanë, si dhe vullnetin e dëshirën tonë për zgjerimin e tyre në të ardhmen.“ – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.