E Diel, 1 Nëntor 2026

Fillon punën diplomati i Kosovës në Zvicër

Kosova ka tashmë një ambasador në Zvicër. Naim Malaj i ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Konfederatës, Hans Rudolf Merz. Emërimi i zotit Malaj, me dy shtetësi, zvicerane dhe kosovare, pati krijuar problematikën e vitit të kaluar, kur Berna u step nga vështirësitë juridike. Konventa e Vjenës parashikon në nenin 38 që imuniteti dhe privilegjet diplomatike të një personi tashmë rezident në një vend, ose që ka nënshtetësinë, si dhe aktet zyrtare si ambasador nuk humbasin, gjë që mund të përbënte vështirësi. I ardhur në Zvicër në 1990, N.Malaj ka marrë statusin e refugjatit politik një vit më vonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›