Majko: Pse duhet bashkuar opozita
Ish-kryeministri Pandeli Majko lëshon alarmin se sherri mes partive të opozitës do të ketë kosto elektorale. Në një intervistë për "Shqip" ai paralajmëron se mund të shkaktohet distancim i njerëzve, si pasojë e marrëdhënieve të acaruara në bllokun e majtë. Duke e konsideruar LSI-në pjesë normale të së majtës, Majko mbetet optimist në bashkëpunimin mes Ramës dhe Metës, ndonëse thotë se kjo është shumë e thjeshtë për t‘u deklaruar dhe shumë e vështirë për t‘u realizuar. Në analizën e Majkos, edhe në ndryshimet e fundit kushtetuese u reflektua një lloj kontraktimi që drejtuesit socialistë kanë në raport me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kontraktim që, sipas tij, ka lidhje me atë që në çdo lloj sistemi tjetër, sidomos të lidhur me atë mazhoritar, kërkesat e LSI-së për koalicion do ta vinin PS-në në kushtet e ndarjes së vitit 2005. Sakaq, shton Majko, debati brenda të majtës, ku nganjëherë nuk ka as dorashka për mënyrën e goditjes publike, nuk është se do prodhojë vota për të majtën.
Zoti Majko, para pak ditësh kaloi në Parlament paketa e ndryshimeve kushtetuese. Si i vlerësoni zhvillimet e fundit politike?
Gjithsesi nuk mendoj se situata politike është e lidhur thjesht dhe vetëm me faktin jo pak të rëndësishëm të kalimit të paketës kushtetuese në Parlament. Mendoj se situata politike është shumë herë më e komplikuar për t‘u analizuar nga këndvështrimi i kalimit të disa ndryshimeve kushtetuese dhe vetëm kaq. Për fat të keq, ka kohë që për arsye nga më të ndryshmet, pa dashur ta teproj me ironi, klasa politike ndodhet në situatën e një trusti lulelakre. E them këtë duke bërë paralele me dramën e Arturo Ui. Jemi pak a shumë në aktin e djegies së magazinave të Shitit dhe po diskutohet rënia e plakut Doks Boru. Nga ky këndvështrim mendoj se sistemi politik në Shqipëri rrezikohet nga një moment kolapsi, i cili në radhë të parë nuk lidhet thjesht dhe vetëm me analizën e kalimit të ndryshimeve kushtetuese. Lidhet me defektet serioze të një qeverisjeje, e cila krizën morale të vetën në një mënyrë apo një tjetër ia ka kaluar sistemit politik. Duke vënë në rrezik kështu jo thjesht diskutimin e shumicës matematike të saj, por edhe elementë të natyrave të funksionimit të institucioneve në Shqipëri. Kjo, pavarësisht se në media kërkohet të ndërtohet një histori entuziazmi që ka të bëjë me anëtarësimin në NATO. Një sy i matur e që vëzhgon qetësisht arrin të kuptojë se entuziazmi për ftesën në NATO është diçka tjetër nga ajo çka po ndodh me qeverisjen në Shqipëri.
A mendoni se ka filluar një marrëdhënie produktive mes PS dhe PD për sa u takon reformave?
Nuk do ta quaja ekzaktësisht "marrëdhënie produktive". Në radhë të parë do të nënvizoja faktin se bëhet fjalë për një rezultat për të cilin si mazhoranca, ashtu edhe PS-ja ishin të interesuara. Gjë e cila kishte kohë që diskutohej e që ishte reforma zgjedhore. Sigurisht mund të futemi edhe në detaje të tjera lidhur me mënyrën dhe faktin se si u kalua, por nganjëherë politika më tepër se sa për kontekstin e zhvillimit të ngjarjes është e interesuar për rezultatin përfundimtar më shumë se sa për analizat e karakterit anësor. Nuk e them këtë për të nënvleftësuar momentin kur kaluan ndryshimet kushtetuese, por gjithsesi dëshiroj të them se edhe opozita, dhe specifikisht Partia Socialiste, nuk është se e kaloi pa ndonjë kosto. Le ta quajmë kështu këtë bashkëpunim me Partinë Demokratike për ndryshimet kushtetuese. Gjithsesi mendoj se në çdo rast pyetjes nëse duhet të ishin bërë këto ndryshime kushtetuese, pavarësisht ndarjeve që ekzistojnë për krahët e ndryshëm politikë, për elementët e trajtimit juridik të ndryshimeve, në konkluzionin e fundit përgjigjja nëse duhet të ishin bërë do ishte gjithmonë "po".
Disa faktorë nuk nguruan të kritikojnë paketën e ndryshimeve në Kushtetutë. Denoncuan ekzistencën e një puçi të fshehtë mes Ramës e Berishës. A besoni se ishte mënyra e duhur për të bërë ndërhyrjen në ligjin themeltar?
Nuk besoj se ndonjëherë do të ndodhë që të kemi qeverisje të përbashkët PS-PD. Janë dy anë të ndryshme të medaljes, të cilat në asnjë rast nuk kanë për t‘u bërë anë të një medaljeje në historinë politike të Shqipërisë. Në këtë pikëpamje, mendoj se konteksti i arritjes së një rezultati për ndryshimet kushtetues duhet të jetë një. E përsëris që, në atë çka ndodhi, në ndryshimet kushtetuese, opozita, por sidomos Partia Socialiste, ishte e interesuar për reformën zgjedhore. Një synim i cili ishte shprehur kohë më parë, që me zgjedhjet e vitit 2005 dhe pas tyre. Ndaj, dalëngadalë koha do bëjë të vetën dhe gjërat do të shikohen ashtu siç janë.
Thatë se Partia Socialiste ishte e interesuar për reformën zgjedhore, por a ra pre e propozimeve të PD-së për çështjen e zgjedhjes së Presidentit apo mocionet e Kryeministrit?
Nuk besoj se ka rënë në kurth. Mund të pranoj një debat normal dhe logjik lidhur me disa trajtime juridike të disa propozimeve të paraqitura nga Partia Demokratike, por në asnjë rast nuk mund ta pranoj se Partia Socialiste ka rënë në një kurth me ndryshimet kushtetuese.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi kërkesën e LSI për zhvillimin e një referendumi. Ishte një vendim i drejtë?
Ky është një problem që më mirë të mos futesh në hollësi për sa i takon faktit nëse ishte i drejtë apo i gabuar. Për mua ky është një moment që, me sa kam informacion, do të vijohet nga pala kërkuese për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Ndaj më shumë se një problem politik është tanimë një diskutim procedural.
Duke u kthyer prapa në kohë, ju zoti Majko ishit optimist në një bashkëpunim mes Ramës dhe Metës. Sot, kur pozicionet janë ndarë dukshëm në kahe të kundërta, a mendoni sërish njësoj?
Mbetem optimist, sepse e shoh të pashmangshëm bashkëpunimin e PS-së me atë që është normalisht pjesë e së majtës. Pra jo vetëm LSI-në, por edhe parti të tjera, siç është Partia Socialdemokrate apo Partia Demokracia Sociale. Janë në një mënyrë apo një tjetër jo vetëm pjesë e historisë së të majtës, por edhe e asaj çka do të ndërtohet në të majtën. E kuptoj edhe vetë se është shumë e thjeshtë për t‘u deklaruar dhe shumë e vështirë për t‘u realizuar, por gjithsesi kjo në një mënyrë apo një tjetër do të vijë. Do të vijë qoftë nga mënyra e kalkulimit matematik, qoftë edhe nga mënyra se si do të organizohet e ardhja e politikës shqiptare. Mund ta konsiderojmë një lloj frakture historinë aktuale të opozitës, por nuk mendoj se është e para apo e fundit që ka ndodhur në marrëdhëniet e brendshme të opozitës. Ajo çka unë ndjej si rrezik eminent për atë çka po ndodh brenda opozitës është se te psikologjia e një pjesë të njerëzve kjo mund të sjellë një lloj distancimi nga marrëdhënie të tilla kaq të acaruara mes partive të opozitës. Por, duke parë faktin se kemi edhe një vit për të shkuar deri në zgjedhjet e vitit 2009, besoj se kjo është një kohë deri diku e mjaftueshme për të organizuar vetveten brenda së majtës. Nuk mund të ndodhë ndryshe apo të mendoj një skemë tjetër brenda vetes, qoftë unë apo qoftë të tjerë. Në fund të fundit, siç e thashë më parë, nuk mendoj një bashkëpunim në qeverisje mes PS-së dhe PD-së. Të njëjtën gjë mund të them për partitë e majta që përmenda. Kjo pasi ky është sensi logjik i të bërit politikë në dy kahe, njëri që është i djathtë dhe tjetri i majtë. Mund të ketë histori debatesh nga më të ndryshmet, që kanë të bëjnë edhe me kërkesën për individualitet brenda një gjiri të politikës. Por këto në tërësinë e vet duhen konsideruar si momente kalimtare dhe jo si momente fundore të një strategjie, e cila në fakt nuk të çon askund.
Gjatë karrierës suaj brenda PS-së zoti Majko, si sekretar i përgjithshëm apo kryetar grupi parlamentar, nuk jeni shfaqur radikal ndaj LSI-së. Në një moment të caktuar të fushatës së tij pro referendumit, zoti Meta ju përmendi ju personalisht, duke ju kujtuar idealet e lëvizjes së dhjetorit 1990. Cili ishte reagimi juaj?
Unë nuk bëra ndonjë reagim. Ajo për çka unë jam i vetëdijshëm edhe në diskutimet brenda PS-së, është se brenda radhëve drejtuese të PS-së ka ekzistuar gjithnjë një lloj kontraktimi lidhur me faktin e marrëdhënieve me LSI-në. Ky, më shumë se në thelbin e një marrëdhënieje njerëzore, kishte të bënte me kërkesat që do të kishte në vazhdim LSI-ja, duke pasur parasysh ato që ajo bëri në zgjedhjet lokale. Unë hyj te njerëzit që, me thënë të drejtën, nuk i pëlqeva kërkesat e LSI-së. M‘u dukën goxha të fryra dhe ju siguroj se këtë ndjesi e kanë pasur edhe ata që kanë buzëqeshur apo u kanë thënë "po" kërkesave të LSI-së. Jua kam thënë në një mënyrë apo një tjetër drejtuesve të LSI-së këtë opinion timin. Megjithatë, ajo çka ndodhi, ndodhi dhe nëse do të bëja një shpjegim të mënyrës se si e majta apo PS u orientua për ndryshimet kushtetuese në bashkëpunim edhe me PD, nuk mund ta shmang edhe sikur të doja faktin se me një pjesë të logjikës së kësaj vendimmarrjeje kishte të bënte edhe kontraktimi. Një kontraktim i idesë se me çdo sistem tjetër, sidomos të lidhur me atë mazhoritar, kërkesat e LSI-së për një koalicion të mundshëm do të ishin të tilla sa do e vinin PS-në pothuajse në kushtet e ndarjes së vitit 2005. Nuk dua të them, me këtë që sapo thashë, se në vendimmarrjen e PS-së ka pasur cinizëm ndaj LSI-së apo partive të tjera të opozitës. E them sepse kështu e ndjej se ka qenë dhe për të vajtur te gjuha e bashkëpunimit, gjërat duhen pranuar e duhen lëshuar në tavolinë. Kjo duhet të jetë bazë më tej për një korrigjim aty ku mundet, qoftë LSI-ja, PS-ja apo partitë e tjera me të vetët. Duhet të qartësohet pikërisht ky fakt, se PS-ja, në një mënyrë apo një tjetër, ka disa kufij që asnjë lloj lidershipi nuk mund t‘i kapërcejë. Janë interesat e brendshme të Partisë Socialiste, që në asnjë lloj rasti nuk mund të kapërcehen. Në këtë pikëpamje mendoj se të qenit i sinqertë nuk i bën dëm askujt.
Të ndalemi tek interesi i anëtarësisë së majtë. Kemi hyrë në një vit elektoral, ndërsa opozita duket më se e përçarë. A do ketë kosto kjo situatë dhe nga se mendoni se po vuan e majta?
Po, kosto do ketë. Është ironi t‘i japësh shpjegime pse e majta është më mirë bashkë se sa e ndarë. Për më tepër të diskutosh një fakt të cilin ne e kuptojmë të gjithë, logjikën e ndërtimit të kësaj çka po ndodh brenda të majtës. Shqetësues është në fakt pikërisht ky debat i brendshëm brenda të majtës- ku nganjëherë nuk ka as dorashka për mënyrën e goditjes në debate publike -që nuk është se do prodhojë vota për të majtën. Mund të largojë apo të distancojë një shtresë njerëzish që të ardhmen e qeverisjes së të majtës në kushtet e një debati të brendshëm ta konsiderojnë më aventuroz se sa "garancia" e një heshtjeje brenda kampit të djathtë. Kjo më pas, realisht do të përbënte një dramë për të majtën dhe do ishte e pafalshme për ne që në zgjedhjet e vitit 2009 të shkonim si e majtë në sherr brenda vetes. Të shmangnim pra pikërisht atë çka përbën objektivin kryesor të klasës politike të majtë, që është demontimi i një qeverisjeje të ezauruar që drejtohet prej 17 vitesh tek e djathta nga Kryeministri aktual Sali Berisha.
Në vlerësimin tuaj, a do t‘i shërbente PS-së hyrja vetëm në zgjedhje, apo duhet të kërkojë me patjetër një aleancë parazgjedhore mes së majtës para vitit 2009?
Nëse do kishte frymë politike më të qetë, ana teknike nëse do hyjë PS veçmas apo të organizojë koalicion, do të ishte sekondare. Ajo çka për momentin përbën shqetësim është se shpesh debati brenda së majtës thelbin e termit bashkëpunim e çon te kufijtë e teorikes. Ndaj gjithsesi të ndjehesh i shqetësuar për këtë është shumë pak për momentin.
Ka shumë zëra brenda së majtës që mendojnë se duhet kërkuar një formulë për bashkimin PS-LSI pas zgjedhjeve nëse ky koalicion rezulton fitues. Shkohet edhe më tej teksa shihet si zgjidhje një Kryeministër që të mos jetë as Rama, as Meta. Një njeri pra që më shumë se bashkimin e liderëve të realizojë bashkimin e socialistëve të majtë...
Mund të diskutohen eksperimente sa të duash në këtë histori. Por e përsëris se objektivi kryesor i klasës së majtë është të ndërtojë më shumë se një balancë brenda vetes, të krijojë fitoren. Këto historitë e një figure të tretë midis dy tjerëve mua më duken shumë ireale si histori. Realisht me ndryshimet kushtetuese, sistemi politik në Shqipëri në një mënyrë apo një tjetër ka ndryshuar. Nuk them se ka ndryshuar thelbësisht, por këto do të ndihen hap pas hapi. Pa diskutim që ky është një sistem që nuk e dobëson figurën e drejtuesit të partisë, por e bën moment kyç për rezultatin e saj. Edhe një herë po e përsëris, historitë me palë të treta apo eksperimente do të ishin pezmatuese. Më tepër se të jepnin vizionin e një zgjidhjeje për një situatë të caktuar brenda së majtës do thellonin perceptimin e një krize brenda saj.
Thatë se drejtuesit e partisë forcohen nga ndryshimet kushtetuese. A do të ndikojë kjo në hartimin e listave të kandidatëve për deputetë?
Shikoni, forcimi i pushtetit është i lidhur me përgjegjësinë. Në fund të fundit, kjo do të sjellë elementë të cilët nuk mund t‘i shikojmë vetëm nga këndvështrimi i negativitetit, që do na forcohet njëshi dhe të tjerët duhet të thonë: obobo çfarë po ndodh. Thelbi i këtij procesi do të jetë në këtë rast edhe thellimi i përgjegjësive të atyre që kanë përgjegjësi. Ndaj diskutimi i rezultatit në zgjedhjet e vitit 2009 do të jetë i lidhur shumë sidomos me identifikimin e atyre njerëzve që në radhët e opozitës nuk kanë nevojë të marrin emra nga PS-ja, por në radhë të parë duhet të japin.
Duke ju referuar situatës politike në vend, si mendoni se po qeveris zoti Berisha?
Jua thashë që në fillim opinionin tim lidhur me këtë histori. Qeverisjes "Berisha" në çdo plan që ta kapësh, pa dashur të flas me gjuhën e ashpër të një opozitari, i ka nisur numërimi mbrapsht. Për ata që e njohin qeverisjen, është shumë pak ajo çka ofron Berisha në sytë e publikut. Sigurisht unë nuk e mohoj që ka njerëz që kanë lidhur fatet e tyre me administratën e Berishës dhe historinë e Partisë Demokratike, që në çdo rast do jenë të gatshëm të mbushin sallat e të duartrokasin Berishën kur ju flet për suksese. Kur ai merr flamurin e NATO-s dhe del në sfondin e të ashtuquajturit takime për të festuar ftesën në NATO. Por në fakt këto momente, më shumë se sa kanë të bëjnë me relatat e një Kryeministri të suksesshëm, janë kërkesa e brendshme që jo vetëm Berisha, por edhe të tjerët atje, kanë kuptuar se duhet të bëjnë në momentet e krizës, sidomos pas ngjarjes së Gërdecit. Ngado që ta marrësh për zotin Berisha dhe qeverisjen e tij ka filluar numërimi mbrapsht. I vetmi fat që në këto momente mund t‘i ofrohet Berishës dhe qeverisjes së djathtë, le ta quajmë kështu, një moment i përkohshëm i çekuilibrimit brenda radhëve të së majtës. Do të ishte e vështirë për cilëndo qeverisje normale në Evropë të qëndrojë në këmbë në kushtet e akuzave të tilla që nuk vijnë vetëm nga gazetat ndërkombëtare siç ishte "New York Times", por edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare. Po bëhet shumë e qartë se tanimë Berisha nuk ka kredencialet e vitit 2005 për luftën kundër korrupsionit. Ai dhe të tjerë arrijnë ta kuptojnë se nëse sot faktori ndërkombëtar del në mbrojtje brenda 24 orëve të institucioneve që vihen në diskutim nga qeverisja e tij, kambana është e qartë. Duket qartazi se Berisha sot përfaqëson më shumë të djeshmen se sa një ëndërr të shqiptarëve për të ardhmen. Problemi i Berishës nuk shtrohet se kur do të bjerë më tepër se si do të bjerë.
A keni një vlerësim për konfliktin e fundit mes shumicës dhe kreut të shtetit. A besoni se përtej përplasjes Topi-Topalli kemi konflikt Topi-Berisha?
Kjo ka të bëjë më tepër me logjikën e një partie që ka marrë të gjitha pushtetet. E që tani më tepër se sa diskuton pushtetet e Partisë Demokratike apo principeve të kontrollit të institucioneve, tani flitet për interesat e palëve brenda Partisë Demokratike. Megjithëse e ndjej se Presidenti Topi po përpiqet të ruajë fizionominë e një njeriu mbi palët, kostoja e përplasjes me PD-në po vjen si përsëritje e historive të mëparshme. Është tepër e vështirë të sillesh i pavarur në cilindo funksion kur ke dalë nga gjiri i Partisë Demokratike dhe je në atë post me propozimin e Berishës.
A mendoni se po punon siç duhet Kryeprokurorja Ina Rama, referuar zhvillimeve të fundit, rastit "Sefgjini", imunitetit të Mediut etj?
Më shumë se sa puna e një individi që drejton Prokurorinë e Përgjithshme, ajo çka diskutohet me shqetësim është se sa do jetë në gjendje sistemi që pas 17 vitesh të mbajë një varg sfidash që nganjëherë kalojnë normalen. Po ta vini re, prokuroria tanimë po mbingarkohet me çështje që kanë të bëjnë me atë të Gërdecit, drejtorit të Tatimeve apo histori të tjera të vjetra e të reja. Ato në një mënyrë apo një tjetër kanë vënë në pikëpyetje të madhe jo thjesht aftësitë e një individi, por të një sistemi politik e institucional në Shqipëri. Sinqerisht e them se sfida është më e madhe se sa më tepër se aftësi individuale nuk mund ta shmangim prokurorinë nga momenti i asfiksisë që ekziston në përgjithësi në politikën dhe jetën institucionale të Shqipërisë. Kushtetuta e Shqipërisë, mentaliteti i shoqërisë, që në një mënyrë apo një tjetër kanë vetëndërtuar veten, privatizimi masiv, ndryshimet sociale dhe lista mund të vazhdojë, në thelb refuzojnë qëndrimin nën një ombrellë dhe jetesën me historinë thjesht të një individi. Ndaj po e përsëris se në çdo rast shqetësimi nuk duhet të jetë thjesht se çdo të ndodhë me Doks Borun. Problemi më i madh është se kush do të vijë pas tij?