Presidenti Topi merr mesazh urimi nga Presidenti i Maqedonisë, Ivanov me rastin e Festës tonë Kombëtare.

28 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori sot një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Maqedonisë, George Ivanov me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:
“I dashur zoti President,
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që edhe në emër të popullit të Republikës së Maqedonisë t’ju shpreh përgëzimet më të sinqerta me rastin e Festës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë së bashku me urimet më të mira për begatinë e mëtejshme të vendit dhe mirëqenien e popullit shqiptar!
Përfitoj nga ky rast zyrtar për të shprehur bindjen time se me përpjekje të përbashkëta, ne do të vazhdojmë të zhvillojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në frymën e miqësisë tradicionale dhe mirëkuptimit. Në këtë kontekst jam shumë i bindur se të gjitha përpjekjet që ne investojmë për intensifikimin e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal do të fitojnë edhe më tepër dinamizëm në të mirë të interesit tonë të përbashkët dhe për të mirën e begatinë e rajonit në shërbim të së ardhmes tonë të përbashkët në Evropën e Bashkuar dhe familjen euro-atlantike.
Në këtë frymë dhe me urimet më të sinqerta për suksese të mëtejshme në punën tuaj, shëndet të mbarë dhe lumturi personale, ju lutem, zoti President, të pranoni sigurimet e konsideratës sime më të lartë!”