Presidenti Topi merr mesazh urimi nga Presidenti i Turqisë, Gyl me rastin e Festës tonë Kombëtare.

28 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi mori sot një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl me rastin e Festës Kombëtare, në të cilin thuhet:
“I nderuar zoti President, miku im i vyer,
Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë në emër të popullit turk dhe në emrin tim personal u shpreh Shkëlqesisë Tuaj dhe popullit vëlla shqiptar ndjenjat e mia më të përzemërta.
Kam bindjen e plotë se bashkëpunimi ynë i ngushtë dhe marrëdhëniet e aleancës që marrin forcë nga lidhjet tona të miqësisë dhe të vëllazërisë me rrënjë të thella historike do të vazhdojnë të thellohen dhe të pasurohen më tej. Bashkëpunimi mes vendeve tona që zhvillohet në çdo fushë po luan një rol të rëndësishëm në vendosjen dhe sigurimin e qetësisë, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan.
Besoj sinqerisht se vizita që do të zhvilloj muajin e ardhshëm në Shqipëri do të mundësojë fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekzistuese të miqësisë duke u shërbyer interesave të përbashkëta të popujve tanë.
Me këtë rast dëshiroj të theksoj kënaqësinë që ndjej duke parë se Shqipëria po vazhdon me sukses të hedhë hapa të rëndësishëm në rrugën e demokracisë, zhvillimit dhe të integrimit me Evropën.
Shkëlqesi, përsëris edhe një herë urimet e mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë e Mikut tim të Nderuar dhe për mirëqenien dhe mbarësinë e popullit vëlla shqiptar”.