Presidenti Topi merr mesazh urimi nga personalitete të larta botërore me rastin e Festës tonë Kombëtare.

28 nëntor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi vijon të marrë mesazhe uriminga personalitete të larta botërore me rastin e 28 nëntorit, Festës sonë Kombëtare.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun,
“Shkëlqesia Juaj,
Është kënaqësi e madhe për mua t’ju shpreh ju, qeverisë dhe popullit të Shqipërisë urimet e mia më të ngrohta me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Duke patur parasysh sfidat globale, Kombet e Bashkuar duhen tani më tepër se kurrë. Puna jonë është kyçe në shumë fusha me interes të ndërsjelltë, nga paqeruajtja e deri tek ruajtja e të drejtave të njeriut dhe ndërtimi i një bote më të begatë, më të barabartë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.
Nga lufta kundër ndryshimit klimaterik e deri tek dyfishimi i përpjekjeve tona për të përmbushur Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, sfidat me të cilat përballemi janë ato në rritje që kanë të bëjnë më tepër me bashkëpunimin se sa me përballjen. Ndërsa ndjekim këtë mision, na jep zemër fakti se Kombet e Bashkuara mund të mbështeten në kontributet, përkushtimin dhe mbështetjen e Shqipërisë".
Urimet më të mira e të përzemërta për zhvillim e prosperitet, mirëqenie e stabilitet të popullit shqiptar, Presidenti i Republikës i ka marrë dhe nga: Presidenti i Republikës së Kroacisë, Stjepan Mesiç, Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Danilo Tyrk, Kryetari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiç, Presidenti i Republikës së Polonisë, Lech Kazinski, Presidenti i Republikës së Ukrainës, Viktor Jushçenko, Presidenti i Sllovakisë, Ivan Gasparoviç, Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Hans Rudolf Merz, Presidenti i Republikës së Kazakistanit, Nursultan Nazarbajev, Presidenti i Republikës Arabe të Egjiptit, Muhamed Hosni Mubarak, Presidenti i Republikës Islamike të Pakistanit, Asif Ali Zardari, Mbreti i Suedisë, Madhëria e Tij, Mbreti i Spanjës, Huan Karlos R., Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Madhëria e Saj Elizabeta II, Madhëria e Tij, Mbreti Albert i Belgjikës, Madhëria e tij, Karl Gustaf R., Perandori i Japonisë, Akihito, Madhëria e Tij, Kujdestari i dy Xhamive të Shenjta, Abdullah bin Abdul Azi-Azis Al Saud, Mbret i Arabisë Saudite, Guvernatoja e Përgjithshme e Australisë, Kuentin Brys AC, Mbreti i Marokut, Muhamedi VI, Hirësia e Tij Methju Festing, Princ dhe Mjeshtër i Madh i Urdhrit të Maltës, Duka i Madh i Luksenburgut, Henri, Sekretari i Përgjithshëm i Frankofonisë, Abdou Diouf.
* * *
Gjithashtu, Kryetari i Shtetit mori mesazhe urimi nga Shenjtëria e Tij Papa Benedikti XVI, Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Georgi Parvanov, Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias, Presidenti i Republikës së Çekisë, Vaçslav Klaus, Presidenti Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Horst Këler, Presidenti i Republikës së Francës, Nikolas Sarkozi, Presidenti i Republikës së Italisë, Xhorxho Napolitano, Presidenti i Republikës së Hungarisë, Laszlo Solyom, Presidenti i Federatës Ruse, Dimitri Medvedev,Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Hu Xhintao, Presidenti i Republikës së Koresë, Lee Myung-Bak, Presidenti i Republikës së Libanit, Gjeneral Mishel Sleiman, Presidenti i Shtetit të Palestinës, Mahmud Abas, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Felipe Kalderon Hinojosa, Presidenti i Republikës Orientale të Uruguajit, Tabare Vaskez, Presidenti i Republikës së Paraguajit, Fernando Lugo Mendez, Presidenti i Republikës së Indonezisë, Susilo Bambang Yudhoyono, Presidenti i Republikës Popullore të Bangladeshit, Zillur Rahman, Presidenti në detyrë i Moldavisë, Mibai Ghimpu, Presidenti i Gjerogjisë, Mihail Sakashvili, Presidenti i Qipros Turke, Mehmet Ali Talat, Sulltani i Omanit, Qaboos Bin Said, Emiri i Shtetit të Katarit, Hamad Bin Khalifa Al - Thani, etj.