Presidenti Topi pret Drejtorin Rajonal të UNICEF-it për Evropën Qendrore dhe Lindore, Stivën Alen

Pasi i uroi mirëseardhjen në vendin tonë, Presidenti Topi vuri në dukje rolin mjaft të rëndësishëm të UNICEF-it në mbrojtje të të miturve dhe vlerësoi lart veprimtaritë e larmishme të kësaj organizate në Shqipëri për mbrojtjen sociale dhe të drejtave të fëmijëve, për uljen e varfërisë, të analfabetizmit dhe rritjen cilësore të shërbimit shëndetësor, kryesisht në familjet e varfëra e ato rurale. Në këtë kuadër, Presidenti Topi shprehu vullnetin e plotë institucional si Kryetar Shteti si dhe të institucioneve shtetërore shqiptare në mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme të projekteve e aktiviteteve të mëtejshme të UNICEF-it në vendin tonë.
Në vijim të bisedës, edhe me cilësinë edhe të Kryetarit të KLD-së, Presidenti Topi theksoi angazhimin e plotë institucional në ndjekjen e mbikqyrjen e të miturve që kryejnë vepra penale e që kalojnë nëpër procese gjyqësore, për të siguruar se drejtësia do të kontribuojë në interesin më të mirë të tyre dhe në një rehabilitim të shpejtë në shoqëri. Kryetari i shtetit vuri në dukje se, në kuadër të përmbushjes së aspiratës së integrimit të Shqipërisë në familjen europiane, edukimi dhe përkujdesja ndaj fëmijëve e të rinjve, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe përkudesja për to, siç u evidentua edhe nga incidenti i fundit me bashkësinë rome, përbëjnë një nga prioritetet kryesore për zhvillimin e vendit, dhe se shteti e institucionet shqiptare do të vazhdojnë të jenë të angazhuara maksimalisht në këtë drejtim.
Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Evropën Qendrore dhe Lindore, Stivën Alen, falenderoi nga ana e tij Presidentin Topi për mikpritjen dhe bisedën e ngrohtë, si dhe vlerësoi lart qëndrimin dhe mbështetjen e Kreut të shtetit shqiptar në kuadër të bashkëpunimit me UNICEF-in dhe nismave të përbashkëta në disa aspekte të ndryshme të jetës shoqërore shqiptare. Zoti Alen siguroi se, së bashku me kontributin e bashkëpunimin e shtetit shqiptar e të shoqërisë civile do të punohet më tej për të ndërmarrë veprime për përmirësimin e gjithanshëm të nevojave të ndryshme të shoqërisë shqiptare në përmbushje të standardeve moderne si dhe të aspiratës për t’u integruar në familjen e madhe evropiane.