Presidenti Topi zhvillon takime të veçanta me Presidentin e Lituanisë, Adamkus, Presidentin e Polonisë, Kazinski dhe me Presidenten e Finlandës, Halonen.
24 shtator 2008
Nju Jork
SHBA
Në ditën e tretë të vizitës së tij në OKB, në kuadër të punimeve të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi pati takime të veçanta me Presidentin e Lituanisë, Valdas Adamkus, Presidenten e Finlandës, Tarja Halonen, si dhe me Presidentin e Polonisë, Leh Kazinski.
Në takimin me Presidentin e Lituanisë, Adamkus, Presidenti Topi vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona, shprehu vullnetin për zhvillimin e mëtejshëm të tyre duke intensifikuar dialogun politik nëpërmjet shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë dhe vuri në dukje mundësitë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. “Në këtë drejtim një kontribut pozitiv do të ishte dhe vendosja e lidhjeve mes Dhomave të Tregtisë, nënshkrimi i një Protokolli bashkëpunimi mes tyre, si dhe organizimi i forumeve të përbashkëta të biznesit, por edhe i atyre me karakter kulturor për njohjen e vendeve respektive”, - u shpreh Presidenti Topi.
Në vijim, Presidenti Topi është ndalur në disa prej arritjeve thelbësore të Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, duke shprehur dhe mirënjohjen për mbështetjen e Lituanisë në këtë drejtim. Ndërsa Presidenti lituanez, Adamkus, shprehu kënaqësinë e këtij takimi, vlerësoi gjithashtu marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe konfirmoi se vendi i tij do të vijojë të mbështesë aspiratat euroatlantike të Shqipërisë.
Presidenti i Republikës, Bamir Topi takoi dhe bisedoi sot dhe me Presidenten e Finlandës, Tarja Halonen.
Në këtë takim, Kryetari i Shtetit vlerësoi eksperiencën dhe mbështetjen e Finlandës në rrugën e procesit integrues të Shqipërisë në BE, kryesisht mbi përvojën finlandeze në fushën e bashkëpunimit rajonal. Ndërsa në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik, Presidenti Topi falënderoi për ndihmën dhe kontributin e dhënë nga pala filandeze nëpërmjet programeve të PNUD-it. Në këtë drejtim u shpreh besimi nga të dyja palët për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik në fusha të ndryshme, duke e konsideruar me interes hyrjen e investimeve finlandeze në Shqipëri, sidomos në fushën e industrisë elektronike dhe teknologjisë së informimit.
Duke vënë në dukje qëndrimin e shtetit shqiptar për çështjen e Kosovës, Presidenti Topi falenderoi Finlandën për qëndrimin e mbajtur në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar edhe një herë rolin e ish-presidentit Ahtisari.
Nga ana e saj, Presidentja e Finlandës, Tarja Halonen, vlerësoi rolin pozitiv dhe moderator të Shqipërisë dhe të faktorit shqiptar në rajon, si dhe shprehu besimin në arritjen me sukses të vendit tonë të stadardeve integruese në BE dhe në NATO.
Ndërsa, gjatë bisedës së zhvilluar mes Presidentit Topi dhe Presidentit polak, Kazinski u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve dypalëshe, u shpreh interesimi i përbashkët për zgjerimin dhe thellimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, sidomos në aspektin ekonomik ku u vu në dukje vullneti për rritjen e bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.
Edhe në këtë takim, pas një prezantimit të shkurtër të zhvillimeve kryesore në Shqipëri që lidhen me realizimin e reformave integruese të vendit në BE dhe në NATO, Presidenti Topi vlerësoi angazhimin e Polonisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe gatishmërinë e institucioneve polake për të ofruar përvojën e tyre në këtë drejtim. Gjithashtu, Kryetari i Shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Polonisë për vendin tonë për marrjen e ftesës së anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut, si dhe për njohjen zyrtare që iu bë shtetit të ri të Kosovës.
Nga ana e tij, Presidenti i Polonisë, Leh Kazinski çmoi përparimet dhe zhvillimet pozitive të Shqipërisë, duke shprehur njëkohësisht përkrahjen dhe mbështetjen e shtetit të tij për Shqipërinë në realizimin e aspiratës së saj të integrimit në familjen evropiane dhe euroatlantike. Gjithashtu, Presidenti Kazinski vlerësoi rolin stabilizues dhe moderator të Shqipërisë në rajonin ballkanik.