Presidenti Topi nderohet me titullin "Kalorës për Paqen e Mijëvjeçarit".

6 dhjetor 2008
Milano, Itali
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, u nderua sot pasdite me titullin ndërkombëtar "Kalorës për Paqen e Mijëvjeçarit" nga Bashkimi Ndërkombëtar i Paqes i themeluar nga Prof. Xhanfranko Kosta në vitin 1978.
Në këtë aktivitet të rëndësishëm të zhvilluar në qendrën e Milanos, merrnin pjesë drejtuesit më të lartë të Bashkimit Ndërkombëtar të Paqes, autoritete të pushtetit vendor, Ambasadori shqiptar Kola dhe Konsulli Topallaj, personalitete të shquara të artit dhe kulturës si edhe shumë e shumë bashkatdhetarë, që jetojnë në Itali, me të cilët Presidenti Topi u përshëndet nga afër.
Pas një pritjeje entuziaste me fëmijë të veshur me kostumet tradicionale shqiptare, shfaqjes së dokumentarit ilustrues dhe një koncerti të shkurtër nga violinistja e talentuar Suela Mullaj, Presidentit Topi iu dorëzua titulli i lartë "Kalorës për Paqen e Mijëvjeçarin" nga Prof. Xhanfranko Kosta për rolin e tij të rëndësishëm në mbrojtje të paqes, solidaritetit dhe dialogut, duke shërbyer si faktor moderues dhe ndikues për paqen në rajonin ballkanik dhe më gjerë, gjithnjë në shërbim të demokracisë dhe vlerave më të larta njerëzore në botë në gjurmët e humanistes së madhe dhe bashkatdhetares së shquar, Nënë Terezës. Gjithashtu Zonjës së Parë, Teuta Topi iu dorëzua në mënyrë simbolike një degë ulliri për të vlerësuar edhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e paqes, humanizmit dhe ruajtjes së vlera më të mira njerëzore.
Kreu i shtetit shqiptar, tepër i emocionuar nga ky nderim i lartë, duke shprehur mirënjohjen ndaj drejtuesve të Bashkimit Ndërkombëtar të Paqes, iu drejtua të pranishmeve duke thënë se ndihet tepër i nderuar dhe i prekur nga ky titull, duke premtuar se do t’i mbajë lart ato vlera duke i çuar edhe më përpara në shërbim të paqes, demokracisë dhe përparimit e begatisë botërore.
Presidenti Topi theksoi se tashmë Shqipëria flet nga një pozicion tjetër strategjik, sepse është në prag të futjes me të drejta të plota në NATO dhe pranë përmbushjes së aspiratës së saj integruese në familjen e madhe evropiane. Kreu i shtetit shqiptar u shpreh: "Po krijojmë një klimë tjetër, shumë më të qetë në Ballkan. Pas 17 shkurtit 2008, me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kemi të bëjmë me një realitet të ri gjeo-politik në rajonin tonë. Çdo ditë e më tepër, hap pas hapi luftojmë për paqen, për të përmbushur standardet dhe për ta bërë ëndrrën euro-atlantike një realitet të prekshëm".