PD pershendet vendimin e prokurorise. Halimi U rrezua alibia e Rames
Partia Demokratike edhe njëhere vlerësuar rezultatin e prokurorisë së Shkodrës si rrëzimin e alibisë së Edi Ramës për manipulim zgjedhjesh. Eduard Halimi, deputeti demokrat vëren se përpos padisë së Nard Ndokës, cdo gjë në qarkun e Shkodrës ka qenë e rregullt.
“Hapja e kutive në Shkodër dhe rikonfirmimi i rezultatit zgjedhor është përgjigjia më e fortë që shteti ligjor i jep pretendimeve të zotit Rama. ky shembull është ilustrimi më i mirë se zgjedhjet e vitit 2009 kanë qenë më të mirat. Ato vërtetuan se janë pasaportat e liberalizimit të vizave. Vajtuesit e zgjedhjeve kanë humbur çdo alibi për t’i godituar ato. Pas vendimit të prokurorisë së Shkodrës PS pret ngushëllim” tha Halimi.
Pas hetimit, prokuroria e Shkodrës vërejti se nuk kishte manipulime në zgjedhjet e këtij qarku. Nga ana tjetër Nard Ndoka ka akuzuar organin e akuzës si të korruptuar dhe të varur politikisht.
Elona Gjylmi