Presidenti Topi uron Presidentin Gyl me rastin e Festës Kombëtare të Turqisë.

28 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës së Turqisë në të cilin shkruan:
“I nderuar Zoti President,
I dashur mik,
Festa Kombëtare e Republikës së Turqisë, më jep kënaqësinë e veçantë t’Ju shpreh, në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, urimet më të ngrohta e më miqësore Juve dhe nëpërmjet Jush, popullit mik turk!
Me këtë rast, shpreh bindjen se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Turqisë dhe lidhjet miqësore e historike midis dy popujve tanë do të zhvillohen e forcohen më tej në të ardhmen, në interes të bashkëpunimit të frytshëm midis dy vendeve tona.
Duke Ju shprehur konsideratën time më të lartë, Ju lutem pranoni edhe njëherë, i nderuar Zoti President, urimet e mia më të ngrohta!”.