Presidenti Topi pret Ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini.

27 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot, në mjediset e Pallatit të Brigadave, Ministrin e Jashtëm të Italisë, Franko Fratini dhe delegacionin që e shoqëron në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Tiranë.
Në këtë takim, bashkëbiseduesit vlerësuan si të shkëlqyer nivelin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë në të gjitha fushat, atë politike, institucionale, ekonomike, tregtare, etj, dhe në këtë kontekst u vu në dukje dhe vizita e suksesshme e Presidentit Topi në Itali, po ashtu dhe takimet miqësore të zhvilluara me personalitete të larta të vendit, përfaqësues të botës akademike, biznesit, etj. Kryetari i shtetit theksoi se zgjerimi e forcimi i marrëdhënieve me Italinë, sidomos rritja e shkëmbimeve tregtare-ekonomike dhe prania më e madhe e investitorëve italianë në vendin tonë, si dhe synimi për intensifikimin e bashkëpunimit të gjithanshëm mes vendeve tona, përqendron domosdoshmërisht vëmendjen drejt çështjes së qarkullimit të lirë të njerëzve, për të cilën është e nevojshme të krijohen lehtësira të mëtejshme dhe në këtë drejtim. Në këtë drejtim, Presidenti Topi vlerësoi veçanërisht kontributin dhe përkushtimin e zotit Fratini.
Presidenti i Republikës nënvizoi gjatë bisedës ecurinë pozitive të reformave të gjithanshme në vend në kuadër të procesit integrues të Shqipërisë në strukturat euroatlantike, duke u ndalur në mënyrë të veçantë në reformimin e sistemit gjyqësor në vend. Presidenti Topi shprehur mirënjohjen për mbështetjen e shtetit italian për vendin tonë në procesin e integrimit në BE dhe për marrjen e ftesës së anëtarësimit në NATO.
Duke folur mbi zhvillimet në rajonin e Ballkanit, Presidenti Topi dhe Ministri i Jashtëm italian Fratini vunë në dukje se dy vendet tona ndajnë të njëjtin vizion për një rajon të sigurtë, të zhvilluar dhe pjesë të Bashkimit Evropian. Presidenti Topi siguroi se Shqipëria ka luajtur dhe do të vazhdojë të luajë rol stabilizues në rajon, duke synuar bashkëpunim sa më të ngushtë me vendet e rajonit ballkanit në të gjitha drejtimet.
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Italisë, Franko Fratini, pasi falenderoi për mikpritjen, i përcolli Presidentit Topi përshëndetjet e përzemërta nga Kreu i shtetit italian, Napolitano duke e përgëzuar njëkohësisht edhe për vizitën e shkëlqyer në Itali si pikë kulmore e marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Z. Fratini vuri në dukje përparimin dhe ndryshimet e jashtëzakonshme të shënuara nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, sukseset në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke theksuar se Shqipëria mund të ecë e sigurtë dhe me shpejtësi drejt një regjimi të lehtësuar vizash, sepse kushtet tashmë janë përmbushur dhe kjo gjë mund të ndodhë deri në verën e vitit që vjen, atëherë ku Shqipëria do të jetë bërë anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Z. Fratini e siguroi Kreun e shtetit shqiptar se gjatë gjithë procesit të përmbushjes së aspiratave integruese të popullit shqiptar, vendi ynë do të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e gjithashme të Italisë.