Presidenti Topi uron Presidentin Klaus me rastin e Festës Kombëtare të Çekisë.

28 tetor 2008
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Presidentit të Republikës Çeke, Vaklav Klaus me rastin e Festës Kombëtare, në të cilën shpreh urimet më të mira e të përzemërta.
“Duke shprehur vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që Çekia i ka dhënë Shqipërisë në përpjekjet e saj për t’u integruar në strukturat euroatlantike, Ju konfirmoj, me këtë rast, Zoti President, angazhimin tim për të nxitur më tej zhvillimin e marrëdhënieve shumë të mira midis dy vendeve tona, në interes të dy popujve tanë miq.” – theksohet në mesazhin e Presidentit Topi.