E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi në Ulqin për çeljen e Panairit të Librit



Presidenti i Republikës, Bamir Topi, së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, në krye të një delegacioni shqiptar janë nisur dje për në Mal të Zi, ku do të merrnin pjesë në çeljen e Panairit IX të Librit Shqip, që do të zhvillohet në qytetin historik të Ulqinit. Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se, me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, Presidenti Topi, së bashku me homologun e tij, Presidentin malazez, Filip Vujanoviç, do të përurojnë ngritjen e siparit të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor rajonal. Panairi i Librit shqip të Ulqinit, i cili këtë viti mbërrin në edicionin e nëntë të tij, zhvillohet nën kujdesin e drejtëpërdrejtë të Kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga si dhe me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave dhe Pakicave Kombëtare të Malit të Zi. Në këtë Panair gjejnë hapësirë ekspozimi libra letrarë në prozë e në poezi, studime albanologjike, historike, enciklopedi, fjalorë me autorë dhe shtëpi të ndryshme botuese nga të gjitha trevat e populluara nga shqiptarët: nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, etj. Sipas shifrave të deklaruara nga botuesit priten rreth 6 mijë tituj librash mes të cilëve 500 botime të reja.

28 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›