Del nga rruga e fuoristrada, 5 vdesin tre plagosen
Durrës - Aksidenti tragjik që ndodhi në orën 01:20 të ditës së djeshme, në aksin rrugor Durrës – Tiranë në afërsi të Maminasit erdhi nga dalja jashtë rruge e makinës ku ndodheshin të tetë viktimat, dy prej të cilëve ndërruan jetë. Din Çuni 54 vjeçar, banues në Kamëz, Tiranë, duke drejtuar automjetin tip Foristrade Land Rover me targë S696VWB ka dale jashtë rruge. Për pasojë kanë gjetur vdekjen Kadri Brahaj rreth 70 vjeç Valbona Metaj 40 vjeçe, banues në Kamëz. Kurse janë aksidentuar dhe ndodhen në spitalin e Durrësit, Din Çuni, 54 vjeç, Mydajet Ringaj 52 vjeç, Feride Ringaj 38 vjeçe, banues në Kamëz, Hajrije Dezhani 53 vjeç banues në Bicaj Kukës, Sajmir Meta 15 vjeç banues në Kamëz, Ermal Brahaj 20 vjeç banues në Bicaj-Kukës. Të gjithë këta persona udhëtonin si pasagjerë në këtë automjet në drejtim të Tiranës pasi ktheheshin nga një dasmë në Xhafzotaj. Policia hedh dyshimin se aksidenti me tetë viktima erdhi për shkak se makina humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal. Hetimet vazhdojnë dhe më vonë pritet të dalin shkaqet e qarta të këtij aksidenti.
Makina përplaset me një motoçikletë, plagosen tre persona
Kavajë – Forcat e Policisë së Kavajës kanë kryer në flagrancë arrestimin e 56-vjeçarit Ilir Larashi, lindur në Korçë dhe banues në Elbasan. Arrestimi i tij u krye sepse dje duke qarkulluar me automjetin tip Fiat në aksin rrugor Rrogozhinë-Peqin, është përplasur me motoçikletën tip Dayang, pa targa, me drejtues shtetasin Çerçiz Bardhyl Dranga, 24 vjeç, lindur dhe banues në Peqin. Si pasojë e kësaj përplasje, janë dëmtuar drejtuesi i motoçikletës Çerçiz Dranga, dhe pasagjerët e tij në motoçikletë, Tomorr Kalemi, 39 vjeç e H. K., 11 vjeç, të cilët janë dërguar dhe ndodhen në Spitalin rajonal të Durrësit, dhe bluzat e bardha konfirmuan se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, pra janë jashtë rrezikut për jetën. U kryen veprimet procedurale, materialet do t’i kalojnë prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit të Procedurës Penale.
28 Korrik 2009