E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanoviç për serbët në zgjedhjet e Kosovës: “Nuk ka kushte”



Ministri Serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, deklaroi se zgjedhjet në Kosovë do të mbahen sipas planit Ahtisari dhe për këtë arsye ato konsiderohen të papranueshme. Sipas tij, ende nuk janë plotësuar kushtet që serbet të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Duke folur për zgjedhjet lokale të nëntorit, Bogdanoviç deklaroi se edhe pse disa parti që përfaqësojnë serbët janë regjistruar për zgjedhje, nuk ka kushte që serbët të votojnë në Kosovë, pasi këto zgjedhje do të mbahen sipas planit të Ahtisarit, të cilin Serbia nuk e ka njohur. Sipas tij, decentralizimi është i domosdoshëm në Kosovë, dhe “Serbia është e gatshme të bisedojë me EULEX-in edhe pse gabimet e këtij misioni shpesh kanë shkuar në dëm të serbëve”. Po ashtu, Bogdanoviç i ka dërguar mesazh Qeverisë së Kosovës duke thënë se nuk mund të kërkojë nga serbët që t’i paguajnë faturat e energjisë elektrike derisa nuk zgjidhet problemi me energji elektrike në vendet ku jetojnë ata.

28 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›