Presidenti Topi ngushëllon familjarët e zjarrfikësit Edmond Moçka, i cili ra në krye të detyrës.

12 maj 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Edmond Moçka, i cili humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës.
“Të nderuar familjarë të Edmond Moçkës,
Më lejoni që në këtë ditë tepër të trishtueshme për ju, në këtë fatkeqësi të pashoq, t’ju shpreh sadopak ngushëllimet e mia më të sinqerta e t’ju gjendem shpirtërisht në këtë moment dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të dashur, të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike e të parakohshme.
Sakrifica dhe heroizmi në krye të detyrës për të shpëtuar tre fëmijë në një banesë të përfshirë nga flakët të zjarrfikësit Edmond Moçka, do të jenë të pashlyeshme në kujtesën tonë dhe të të gjithë shqiptarëve.” – thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentit Topi.