Presidenti Topi përshëndet 60-të vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës.

30 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ishte sot i pranishëm në pritjen e dhënë nga Ambasada Kineze në Tiranë, në Hotel Sheraton, për jubileun e 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës. Në praninë e drejtuesve më të lartë të shtetit shqiptar Kryeministrit Sali Berisha, Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Ilir Meta, të Zëvendëskryeministrit kinez Zhang Dejiang, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, drejtuesve të institucioneve të tjera shtetërore, krerëve të partive politike në vend, të përfaqësuesve të Trupit Diplomatik në vendin tonë, si dhe të ftuarve të tjerë, Presidenti Topi mbajti fjalën përshëndetëse.
“I nderuar zoti Zëvendëskryeministër i Republikës Popullore të Kinës,
Zhang Dejiang!
Shkëlqesi Ambasador i Republikës Popullore të Kinës,
Të nderuar anëtarë të qeverisë,
Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,
Të nderuar të ftuar,
Zonja dhe zotërinj,
Kam kënaqësi të veçantë që të përshëndes sot përvjetorin e një ngjarjeje të rëndësishme në historinë e politikës së jashtme të Republikës së Shqipërisë, 60-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis vendit tonë dhe Republikës Popullore të Kinës.
Njëkohësisht, kam privilegjin që t’i uroj mirëseardhjen në Shqipëri Zëvendëskryeministrit të Republikës Popullore të Kinës, zotit Zhang Dejiang, me të cilin zhvillova sot një bisedë miqësore mbi këtë çast të rëndësishëm të marrëdhënieve tona dhe perspektivës e forcimit të tyre.
Republika e Shqipërisë i konsideron shumë të rëndësishme raportet me Republikën Popullore të Kinës të cilat, sidomos në vitet e fundit, janë shtrirë dhe janë thelluar si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh. Tipar dallues i këtyre marrëdhënieve të interesit reciprok është fryma e miqësisë tradicionale, e cila përbën bazën e palëkundur të zhvillimit të tyre edhe më tej në të ardhmen. Ne do të dëshironim që dialogu ndërshtetëror të rritet në të gjitha nivelet e bashkëpunimi, të forcohet për të diskutuar së bashku çështje dypalëshe, rajonale e globale të karakterit politik, ekonomik, të sigurisë e të paqes.
Ne e vlerësojmë të rëndësishëm bashkëpunimin në kuadër të Organizatës së Kombeve të Bashkuara me këtë vend anëtar të Përhershëm të Këshillit të Sigurimit për të dhëne një kontribut të fuqishëm në forcimin e paqes e stabilitetit afatgjatë në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në historinë 60-vjeçare të marrëdhënieve tona ka shumë ngjarje për t’u nënvizuar. Historianëve dhe analistëve politikë u duhet shumë kohë e mund të shkruajnë për to, por ne politikanët duhet të përsërisim se çështjet parimore të marrëdhënieve midis dy vendeve tona janë të qëndrueshme dhe se Republika e Shqipërisë është e palëkundur në vendimin dhe kontributin që ajo dha për kthimin e Republikës Popullore të Kinës, në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1971. Ne sot jemi edhe më të bindur për drejtësinë e këtij vendimi e shteti shqiptar mbështet politikën e një Kine të vetme, njeh vetëm Republikën Popullore të Kinës.
Sot të dy vendet tona janë angazhuar në prioritetin e rëndësishëm të tyre të zhvillimit të reformave politike, ekonomike, ushtarake me karakter integrues. Vendet tona përballen me sfidat e globalizmit, i cili në thelb ka zvogëluar distancat e ka lehtësuar komunikimin e informacionin. Unë jam shumë i kënaqur që marrëdhëniet dypalëshe ekonomike-tregtare kanë pasur një progres të dukshëm dhe kanë njohur rritje nga viti në vit, por jam i bindur se potencialet janë shumë të mëdha dhe hapësirat më të gjera.
Gjej rastin të falënderoj udhëheqjen e Republikës Popullore të Kinës për ndihmën që qeveria dhe populli kinez i ka dhënë vendit tonë për financimin e projekteve në sektorë të ndryshëm publikë, si: në arsim, dogana, pushtetin lokal dhe të përshëndes nënshkrimin sot të Marrëveshjeve, në mënyrë të vecantë atë të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Teknologjik ku qeveria kineze i ofron asaj shqiptare një grand të barabartë me më shumë se 1 milion Euro.
Festimi i përvjetorit të 60-të të marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, miqësia tradicionale, bilanci pozitiv dhe në rritje i shkëmbimeve dypalëshe, zhvillimet e vrullshme në arenën ndërkombëtare, ndryshimet pozitive politike dhe ekonomike në vendet tona më forcojnë besimin se e ardhmja e marrëdhënieve midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Popullore të Kinës do të jetë shumë më e mirë e do t’i afrojë, për të qenë në shërbim të tyre, ekonomitë, vendet e popujt tanë.
Dëshiroj të ngre një dolli për miqësinë e dy vendeve tona, për popujt tanë dhe bashkëpunimin e tyre në të mirë të njerëzimit”!