Presidenti Topi pret një grup studentësh, të cilët votojnë për herë të parë më 8 maj

8 prill 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi zhvilloi sot në Presidencë një takim të ngrohtë e miqësor me një grup të madh studentësh të Departamentit të Shkencave Politike të Universitetit të Tiranës, si dhe me studentë të universiteteve të tjera publike dhe private të vendit, të cilët do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011.
Pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të këtij takimi me të rinjtë studentë, që u zhvillua në formë bashkëbisedimi, Presidenti i Republikës përgëzoi të rinjtë studentë, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, duke vendosur në këtë mënyrë për herë të parë mendimin e tyre mbi politikën e partitë politike, dhe të zgjedhurit vendorë. Ndërsa vetë studentët shprehën kërkesën që të rinjtë dhe e ardhmja e tyre duhet të trajtohen me përparësi në programet zgjedhoree të partive politike, ndërkohë që duhet të shmanget aktivizimi pa kriter i tyre, për të mbushur sallat apo mitingjet elektorale.
Në fjalën e tij, Presidenti Topi theksoi: “Si rrallëherë, ky mjedis ka një pjesëmarrje kaq të gjerë rinore me studentë, të cilët vërtet shquhen për kualitetin, mbi bazën e informacioneve që kam, dhe futur në kontekstin e asaj që ne duam të lançojmë sot, besoj që jeni të atyre degëve që jeni shumë afër asaj ndjeshmërie që ka sot mjedisi politik dhe mjedisi shoqëror. Për mua është një nga ato takime që ndjehem vërtet shumë i qetë në komunikim, sepse është një mjedis i paparagjykuar, është një mjedis i pastër. Dhe kjo është aryseja që unë e prita me shumë dëshirë propozimin për të pasur një bisedë të hapur, bisedë pa letër, me studentët që kanë shansin të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 8 majit. Kështu që unë ju falenderoj që keni ardhur, ju përgëzoj për impenjimi tuaj, sepse është besoj impenjimi më i rëndësishëm që njeriu duhet të ketë në jetë për të ndërtuar i sigurt të ardhmen e tij!
Unë kam pasur rastin që të kem takime të shumta me brezin tuaj, qoftë në Shqipëri, qoftë edhe në vendet ku kemi pasur dhe kemi një emigracion intensiv, sikurse është Greqia, sikurse është Italia, edhe vende të tjera evropiane. Dhe, ajo që kam thënë, e them edhe këtu në këtë mjedis, juve së pari duhet t’u jeni mirënjohës thellësisht prindërve, familjeve, sepse unë kam konstatuar që predispozicioni i familjeve shqiptare për t’i dhënë shkollë, arsim, dije të kualifikuara fëmijëve të tyre është dominanti i interesave të familjeve shqiptare. Kjo duket shumë kur këtë bisedë e bën me familjet shqiptare, me studentët shqiptarë që jetojnë në vendet e tjera. Pavarësisht nga kushtet që sigurisht në emigracion nuk janë të lehta, prindërit kanë bërë çmos që fëmijët e tyre të shkollohen në universitetet më të mira. Dhe jo rastësisht sot, vetëm në Itali ka rreth 35 mijë nxënës dhe studentë shqiptarë që vlerësohen si më të mirët, dhe padyshim kjo vlen edhe për studentët që kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri. Edhe unë kam dy vajza. Edhe vajzat e mia kanë studiuar këtu, vazhdojnë të studiojnë këtu. Dëshiroj të inkurajoj studimin edhe në universitetet shqiptare, sepse janë universitete, të cilat vërtet kanë një staf pedagogjik shumë të mirë. Është shumë e rëndësishme se si motivohet studenti për të studiuar, sepse koha fizike është e njëjtë, si në Shqipëri, ashtu edhe në vendet e tjera. Në rast se studenti nuk është i motivuar, nuk është i motivuar as në Shqipëri, as në Itali, as në Shtetet e Bashkuara. Ai që studion, natyrisht që i bën dritë rrugës së vet në të ardhmen, sepse besoj që universitetet, kurrikulat universitare, stafet pedagogjike sot vijnë gjithmonë duke u harmonizuar.
Sot është një ditë e veçantë. Sot jeni zgjedhur pikërisht për të bërë një apel, pikërisht me studentët që votojnë për herë të parë. Është 8 prill, sipas rregullit kushtetues jemi në ditën e fillimit të fushatës zyrtarisht, fushatës elektorale për zgjedhjet e pushtetit vendor, pra, të pushtetit administrativ. Juve, sigurisht që, me kalimin e viteve, këtë ditë do ta memorizoni edhe në të ardhmen, sepse është momenti kur juve, me votën tuaj, do të ndikoni në ecurinë e proceseve demokratike në Shqipëri. Deri tani, ndonëse jemi të gjithë koshientë, e keni pasur të pamundur të influenconi drejtpërdrejt. Në këtë botë të madhe, në këtë univers, qoftë edhe në një vend të vogël si Shqipëria, çdo njeri mendon që me botën e tij individuale, të duket sikur nuk e influencon. Është gabim, sepse çdo njeri ka të drejtën e ushtrimit të votës, duke qenë pjesë e një kohezioni, të një mendimi të rinovuar, të një mendimi të një gjenerate të re, do të jetë patjetër shumë influent. Juve, keni lindur në moshën e demokracisë. Shqipëria, për të gjithë ata që e kanë jetuar, unë jam një nga ata që e kam jetuar periudhën e izolimit komunist, janë gati 2-3 gjenerata që kanë kaluar në atë periudhë, nuk e kanë pasur shansin që të votojnë të lirë. Besoj që jua kanë treguar prindërit që, kur ishte dita e zgjedhjeve, zgjimi ishte më shpejt se çdo ditë tjetër. Në rast se do të zgjoheshe në orën 6 e 30 minuta për të shkuar në punë, ditën e votimeve, njerëzit do të zgjoheshin që në orën 5 të mëngjesit, në orën 6 për të shkuar të gjithë dhe për ta realizuar atë 99, 99 përqind. Sot jemi në një situatë tjetër. Sot jemi në një moment kur demokracia na ka dhënë shanset që të votojmë të lirë. Përkundrazi, sot ne i inkurajojmë që njerëzit të shkojnë të marrin pjesë në votim, sepse për fat të keq, shpesh herë ka edhe indiferencë. Indiferenca, unë nuk mendoj që shkon tek ata njerëz që janë të formuar. Shkon tek njerëzit që duket sikur fatin e tyre e kanë në dorë të tjerët. Këtë e kemi konstatuar edhe në eksperiecën tonë politike, edhe si qytetarë të thjeshtë, edhe në pozicione institucionale. Duket sikur fatin tonë e kanë në dorë të tjerët. Jo, fatin tonë e kemi në dorë ne! Fatin e vet e ka në dorë çdo individ, çdo shoqëri në demokraci. Kjo është arsyeja që brezi juaj duhet të dijë ta vlerësojë jo thjesht ditën kur zhvillohen zgjedhjet, por duhet të dijë të arsyetojë dhe ta shfrytëzojë këtë periudhë, sepse do keni rast. Nuk jeni ju që do t’i kërkoni, janë vetë kandidatët që do t’ju kërkojnë, sepse ky është rregulli i partive politike. Atë që nuk e bënë në shumë raste për 4 vjet, kërkojnë ta bëjnë në mënyrë shumë intensive brenda një muaji. Por, ne të gjithë së bashku nuk duhet të jemi thjesht konsumatorë të mesazheve politike, duhet të jemi kontributorë. Ju jeni një brez i ri që keni të gjitha shanset që të konsideroheni në strukturë të formuar, sepse unë kam parë, qoftë në dialog me studentët, qoftë në pjesëmarrjet e tyre në emisione televizive, ka një ndryshim të jashtëzakonshëm cilësor të brezave. Sot ju keni mundësi që të merrni më shumë informacion. Keni mundësi që të merrni të rejat më të fundit që vijnë nga bota e medias, nga politika, nga ngjarjet e ditës, të jeni më të artikuluar. Kështu që vlerësojeni këtë. Secili duhet ta vlerësojë në mënyrë shumë serioze dhe dinjitoze në komunikim me ata që do vijnë për të shpalosur idetë dhe programet e tyre. Është shumë e rëndësishme që kandidatët që do t’ju vijnë për të shpalosur idetë e tyre, duhet të jenë patjetër në pozicionin që të presin pyetje nga unë, jo pyetje të rastësishme, por pyetje të menduara, se si është vizioni i tyre, sa e mundshme është që ai premtim që japin, të jetë kompatibël me realizimin e tij. Pra, jeni ju që do të vlerësoni. Kështu që unë ju bëj thirrje si prindi juaj, si Kryetari i Shtetit, që të vlerësoni shumë këtë moment të parë të të drejtës legjitime kushtetuese që ju të votoni për rinovimin e pushtetit vendor! Të jeni aktivë, të jeni pjesëmarrës, sepse në fund fare bilanci i zgjedhjeve shkon dhe kalkulohet tek partitë. Por, bilancin real të atyre që i ofrohen qytetarit, sigurisht që është qytetari ai që e bën, ai që merr produktin e një vizioni politik konkret apo një vizioni politik demagogjik. Kështu që, më lejoni që, duke ju uruar sinqerisht për këtë mundësi që juve do të shpalosni në datën 8 maj, të jeni edhe shpërndarës të një mentaliteti të ri që me ardhjen e gjeneratave të reja, do të bëjë të mundur që, edhe politika, edhe jeta sociale në Shqipëri, të përmirësohen!
Unë kam bindje të plotë që rregulli i dialektikës, që nuk është vetëm në natyrë, por është edhe në histori, është edhe në politikë, do të jetë i tillë që gjeneratat e reja në mënyrë shumë normale do të zëvendësojnë gjeneratat paraardhëse. Juve studioni në fusha të cilat janë shumë afër shkencave politike dhe sociale. Është shumë e rëndësishme se si e përjetoni të ardhmen tuja qysh në bankat e shkollës, qysh në bangat universitare. Nuk është e thënë që të gjithë të merren me politikë, me politikë partish, sepse një vend demokratik ka hapësira pafund për njerëz të kualifikuar. Sa më shumë të kualifikuar të jeni, aq më shumë do të jeni të nevojshëm, të domosdoshëm për politikat institucionale të vendit. Shqipëria, juve e dëgjoni përditë që, bën përpjekje nëpërmjet institucioneve të saj që, në një kohë sa më shpejt të jetë e mundur, të jetë edhe vend i Bashkimit Evropian. Kjo ka qenë një aspiratë ku brenda kësaj aspirate ka edhe detyra. Ata që merren sot me politikë, natyrisht që nuk janë specializuar në shkollat e politikës. Ata kanë ardhur nga profesione të ndryshme dhe sot janë në politikë. Kështu që ka qenë një mekanizëm kompensator për një profesion, për të cilin ata nuk janë të formuar. Kështu që duhen vlerësuar të gjithë ata, sepse kanë kontribuar ndjeshëm për gjithçka ka arritur Shqipëria sot. Por, juve dhe moshatarët tuaj, kudo që janë, kanë një shans shumë të madh, kanë shansin që edhe të shkollohen, edhe me programe të reja, sikurse edhe moshatarët tuaj, por keni mundësi që të projektoni dhe aspiratat tuaja për t’u bërë profesionistë të aftë, por dhe politikanë, nëse juve e keni atë aspiratë.
Unë, edhe njëherë, ju falenderoj për prezencën tuaj, dhe nëse ju do të kishit ndonjë pyetje për mua, do ta pranoja në mënyrë të hapur sepse kështu është konceptuar ky takim, është konceptuar që të jetë i hapur!”
Në fund të takimit, studentët falenderuan Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë e miqësore dhe shprehën mirënjohjen për këshillat e vyera dhe bisedën e hapur e të drejtpërdrejtë me Kreun e Shtetit, duke u zotuar se si intelektualë dhe nëpunës të ardhshëm të institucioneve shtetërore apo private, do të punojnë sa më mirë për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shtetasve të saj, për rritjen e imazhit pozitiv të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.