Presidenti Topi përshëndet hapjen e vitit të ri akademik të arsimit të lartë dhe nderon Akademinë e Arteve me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. &n

12 tetor 2009
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi përshëndeti sot paradite hapjen e vitit të ri akademik të arsimit të lartë 2009-20010, duke vizituar Akademinë e Arteve në Tiranë prej nga u uroi të gjithë studentëve shqiptarë, kudo ku ata studiojnë, një vit të mbarë në aulat e fakulteteve. I shoqëruar nga anëtarë të kabinetit dhe Rektori i Akademisë, Petrit Malaj së bashku me tre dekanët e fakulteteve Presidenti Topi zhvilloi një takim me studentë dhe pedagogë duke iu drejtuar me këtë fjalë përshëndetëse:
“Mund t’ju them që jam i mbushur me shumë emocion. Natyrisht që nuk janë emocione që kanë të bëjnë me skenën. Janë emocione shumë të thella, sepse jam në një auditor të shquar për traditën, për atë retrospektivë të shkëlqyer ndaj në këtë çast, pa hyrë në urime, do të doja që në respekt të traditës së kësaj Akademie, të këtij institucioni të vyer, së pari të bëj një homazh për të gjithë ato figura të shquara, të cilat janë çdo ditë në memorien tonë dhe të cilët i kanë dhënë kësaj Akademie një emër të madh, i kanë dhënë kësaj Akademie emrin e një tradite të pashlyer. Dëshiroj të kujtoj, sikurse bëtë dhe ju, të gjithë emrat e mëdhenj të botës së skenës, kompozitorët, instrumentistët dhe padyshim janë atë që do të jenë si pikë referimi edhe për ata studentë që vijnë sot në këtë Akademi të nderuar.
Unë dëshiroj që në këtë ditë të uroj së pari studentët, sepse pa ta çdo gjë do të ishte vakum, nuk do të ishte e tillë. Studentët janë ata që mbushin auditoret, studentët janë ata që i japin kuptim universitetit, i japin kuptim akademizmit! Por, ka një simbiozë, e cila nuk mund të rrijë në këmbë pa profesorët, pa pedagogët, kështu që në këtë ditë të parë të vitit të ri akademik 2009-2010 dëshiroj që të përshëndes studentët, pedagogët, të gjithë ata që shërbejnë në universitete dhe në këtë Akademi dhe nga kjo sallë, përveçse për ju që jeni sot këtu të pranishëm, dëshiroj që të jap një mesazh për të gjithë universitetet publike dhe jo publike në të gjithë Shqipërinë, të cilët sot më shumë se kurrë janë projektuar drejt kurrikulës, e cila do i çojë ata në Evropë, sikurse ne po përgatitemi në të gjitha senset e mundshme, politike, institucionale, akademike, të shkojmë dhe të bëhemi dhe zyrtarisht edhe formalisht qytetarë të asaj familjeje të cilës ne i kemi përkitur gjithmonë, familjes evropiane!
Motivet për të ardhur këtu natyrisht ishin shumë. Së pari në respekt të asaj që unë shpreha. Së dyti është një motiv shumë i thjeshtë, është motiv njerëzor, ne jemi komshinj dhe vizitën e parë njeriu e bën tek komshiu. Ne, sidomos politikanët e kanë për zemër që si lajtmotiv të fjalës së tyre gati gati ndonjëherë edhe me teprime përmendin fjalën integrim. Itegrimi natyrisht që është një proces që e dëshiron gjithsecili. Por unë besoj që kjo Akademi, ata aktorë të mëdhenj, ata instrumentistë të mëdhenj, ata zëra të mëdhenj që kanë dalë pikërisht nga ky tempull janë integruar në kohë. Dhe jo vetëm që janë integruar në kohë, por kanë qenë dhe krenaria jonë kombëtare, sepse kanë qenë në mjaft raste jo vetëm të krahasueshëm me personalitetet më të mëdha të artit botëror, por ndonjëherë kanë qenë dhe të pakrahasueshëm. Kjo do të thotë që ky integrim që duam ta realizojmë sa më shpejt, duhet patjetër që të marrë në konsideratë që një pjesë e rëndësishme e kësaj rruge integruese merr vlerat më të spikatura të kësaj Akademie. Bota jonë është e pasur. Shqipëria është një vend i hapur, është një vend i lirë. Sot përtej institucioneve publike ka ndërmarrje private edhe në fushën e artit. Unë shikoj me kënaqësi që nuk mund të qëndrojë absolutisht asnjë emision televiziv, asnjë spektakël televiziv, asnjë shfaqje artistike pa pjesëmarrjen e njerëzve të shquar që formimin e tyre e kanë pasur në këtë Akademi. Vërtet kjo është një ndërtesë fizikisht, por brenda saj ka përjetime shumë të rëndësishme dhe është e paimagjinueshme për një njeri që nuk është futur në botën e kësaj ndërtese të kuptojë se si nga kjo ndërtesë kanë dalë breza dhe jam i bindur që do të dalin breza të rinj mjaft të talentuar.
Për natyrën që kanë dhe universitetet e tjera, zakonisht pedagogët, studentët i kanë referencat bibliografike, pra orientohen tek pedagogët, tek profesorët, ndonëse një pjesë e tyre nuk jeton më, por jeton vepra e shkruar. Sot, studentët e kësaj Akademie kanë një mundësi të jashtëzakonshme, jo vetëm të shohin nëpërmjet ekraneve të gjitha arritjet e kinematografisë botërore, të dramaturgjisë, të zërave të fuqishëm të lirikës, por të shohin dhe ato shqiptare, nëpërmjet memories që kanë nëpërmjet ekranit, nëpërmjet veprës së tyre që mund ta shohin me sy, mund ta dëgjojnë me veshët e tyre, kështu që është një pasuri e jashtëzakonshme që unë mendoj se Akademia e Arteve duhet patjetër jo vetëm ta memorizojë, por ta ketë një thesar të pakonfondueshëm me asnjë institucion tjetër. Kjo duhet të jetë patjetër në gjirin tuaj, të arshivohet në Akademinë tuaj dhe unë jam i bindur që Akademia me specifikat që ka, patjetër që do të ketë nevojë të domosdoshme të bashkëpunojë me institucionet shtetërore e në mënyrë të veçantë me Ministrinë e Arsimit dhe unë jam i bindur që ju do të gjeni një mbështetje, sepse edhe nga bisedat që unë kam pasur ka një rëndësi të veçantë për vlerat që ka Akademia juaj.
Sot është dita e parë e vitit të ri akademik 2009-2010. Në Shqipëri, ajo që pritej natyrisht, përveç institucioneve, universiteteve publike ka dhe universitete jo publike. Gjithnjë ne i referohemi me të drejtë Kartës së Bolonjës, pra e kemi në pike referimi, por patjetër ne na nevojitet që ne të sinkronizojmë dhe të arrijmë standardet dhe në nivel kombëtar, ç’ka do të thotë që të gjitha universitetet tona në Shqipëri, duhet të shkojnë drejt kualiteteve. Nuk duhet ta shpërdorojë askush çertifikimin që i bëhet për të çelur një universitet, pasi fjala universitet nuk është thjesht për ta mbajtur në një pjesë të diplomës, por është ai dokument që e bën studentin që të përcaktohjë me shumë kualitet të ardhmen e tij. Kështu që duhet sikurse e kërkon dhe rregulli matematikor të bëhen veprimet brenda kllapës në mënyrë që të shkojmë të faktorizuar për të arritur standardet e Bolonjës. Kjo është një ditë thirrjeje për të gjithë universitetet kështu që unë dua të shfrytëzoj këtë auditor për të dhënë këtë mesazh për të gjitha universitetet e Shqipërisë. Është një gjë e madhe që sot në Shqipëri të jepet mundësia për një masë të madhe studentësh që të marrin pjesë në universitete dhe nga ky auditor unë dëshiroj të përshëndes të gjithë studentët shqiptarë që sot ndoshta nuk jetojnë dhe studiojnë në Shqipëri, por studiojnë në universitete mjaft të rëndësishme me mendimin që do të rikthehen për të kontribuar për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.
Pa dashur të zgjatem, duke vlerësuar edhe një herë të gjithë atë rol të rëndësishëm të Akademisë së Arteve, të brezave të vjetër dhe të rinj, duke marrë në konsideratë me shumë shpejtësi një propozim të ministrit aktual të Arsimit, z. Tafaj unë e kam dekoruar Akademinë e Arteve me titullin “Mjeshtri i Madh” dhe dëshiroj të organizojmë këtu ceremoninë e rastit”.
Më pas Kreu i shtetit shqiptar nderoi Akademinë e Arteve me Urdhrin “Mjeshtër i Madh” me këtë motivacion: “Në shenjë mirënjohjeje për të gjithë brezat që kontribuan në krijimin e historikut të këtij institucioni të arsimit të lartë, që ka patur ndër vitë radhët e profesionistëve të aftë e të personaliteteve me reputacion të spikatur në fushën e artit, Brenda dhe jashtë vendit”.
Në emër të Akademisë së Arteve, përshëndeti Rektori Petrit Malaj, i cili falenderoi Kreun e Shtetit shqiptar për këtë nderim të lartë e të veçantë që po i bën një institucioni kaq të rëndësishëm të arsimit të lartë dhe plejadave të artistëve shqiptarë, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar ndër vite për arsimimin dhe përgatitjen profesionale të brezave të rinj. Ndërsa në emër të sutdentëve, aktiviteti u përshëndet nga studentja e vitit të parë për regjizurë, Laura Nezha.