E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Ambasadorin gjerman, Bernard Borhard.

9 shkurt 2010

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi takoi sot Ambasadorin e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Bernard Borhard në kuadër të përgatitjes së vizitës zyrtare që Presidenti do të zhvillojë në Gjermani në prill 2010.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimin shumëpalësh me Gjermaninë në të gjitha fushat duke i vënë rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së pranisë së investitorëve gjermanë në vendin tonë.

Nga ana e tij, Ambasadori gjerman, Bernd Borhard, vuri në dukje rëndësinë e shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta që kontribuojnë edhe në rritjen e nivelit të dialogut dhe bashkëpunimit politik. Në takim u diskutua edhe për tryezën e ardhshme politike mes pozitës dhe opozitës, të cilën Presidenti Topi vendosi ta thërrasë ditën e shtunë, më 13 shkurt 2010.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›