E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi pret Kryeministrin Berisha.

29 gusht 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka pritur sot në një takim pune Kryeministrin Sali Berisha.

Në qendër të takimit ka qenë problematika e aktualitetit politik e shoqëror në vend. Dy drejtuesit e lartë janë ndalur në problemet që po kalon vendi ynë me energjinë elektrike, ujin e pijshëm, zjarret dhe sigurinë në miniera me vëmendje të veçantë në forcimin e infrastrukturës, por edhe koordinim të institucioneve për përballimin e kapërcimin e këtyre situatave të vështira.

Presidenti Topi dhe Kryeministri Berisha kanë shkëmbyer opinione mbi të ardhmen e marrëdhënieve mes institucioneve në vend dhe fazën e reformave ku ka hyrë Shqipëria në rrugën e saj drejt antarësimit në NATO dhe në BE.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›