Presidenti Topi ngushëllon familjarët e arkitektit dhe urbanistit të shquar, Enver Faja

6 tetor 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik sot në mëngjes, ngushëllon familjarët e arkitektit dhe urbanistit të shquar, Enver Faja.
“Të dashur familjarë të Prof. Dr. Enver Fajës,
Më lejoni që në këto momente të vështira të humbjes dhe vajtimit për njeriun tuaj të shtrenjtë, të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta e të përzemërta, me dëshirën e mirë për të qenë edhe më pranë jush!
Ndarja nga jeta e Profesorit të nderuar është një lajm i hidhur që shkakton trishtim të thellë dhe dhimbje tek ju, familjarët dhe njerëzit e tij të dashur, por edhe për të gjithë ata që kanë pasur rastin dhe fatin ta njohin nga afër, të bashkëbisedojnë, të bashkëpunojnë e të ndajnë me të mendime, përshtypje e momente jetësore.
Në kujtesën e gjithsecilit, Profesor Faja do të mbetet i përjetësuar për personalitetin e tij të spikatur, përkushtimin dhe dashurinë ndaj arkitekturës dhe studimeve të kësaj fushe, të cilat arriti t’i përcillte me këmbëngulje dhe tek brezat e ardhshëm të profesionistëve në auditorët e universiteteve në vend, për veprimtarinë e palodhur dhe cilësore profesionale, si dhe për qëndrimin e tij civil e intelektual për çështje publike që kanë ngjallur interesin qytetar.
Veprat arkitekturore dhe krijimet e tij të lëna pas do të flasin përjetësisht për të.
Edhe një herë ju shpreh ngushëllime të përzemërta!” – theksohet në mesazhin e ngushëllimit të Kreut të Shtetit.