Presidenti Topi uron të gjithë besimtarët bektashinj shqiptarë me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.

21 mars 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Reshat Bardhi, në të cilin shpreh urimet më të mira me rastin e Festës së Sulltan Novruzit.
“I nderuar Kryegjysh Botëror i Bektashinjve,
Të nderuar besimtarë bektashinj të Shqipërisë!
Në këtë ditë kulmore për besimin bektashian, dëshiroj të uroj përzemërsisht të gjithë besimtarët bektashinj kudo ku ndodhen, gëzuar festën e Sulltan Novruzit.
Vetë simbolika e Sulltan Novruzit si ‘Ditë e re’ përcjell shpresë, mirësi, gëzim, elemente që i përshtaten realitetit të vendit tonë, tashmë në prag të finalizimit të proceseve të rëndësishme integruese.
Prandaj në këtë ditë feste që e urojmë të gjithë, pavarësisht përkatësisë së besimit, dëshiroj për çdo shqiptar më shumë begati e lumturi për familjet e tyre si dhe impenjim e bashkëpunim për të ardhmen e Atdheut tonë të dashur”, - shprehet në urimin e tij Presidenti i Republikës Bamir Topi.