Presidenti Topi pret delegacionin e Fondit shqiptaro-amerikan të Sipërmarrjes, të kryesuar nga Majkëll Granof.

9 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot pasdite delegacionin e Fondit shqiptaro-amerikan të Sipërmarrjes, të kryesuar nga Kreu i tij, Majkëll Granof.
Gjatë bisedës, Presidenti Topi ka evidentuar marrëdhëniet e hershme dhe të shkëlqyera që lidhin shqiptarët me SHBA-në, rolin vendimtar të SHBA-ve në zhvillimet historike të vendit tonë, si dhe mbështetjen institucionale që vazhdon të ndihet në çdo aspekt të zhvillimeve në Shqipëri. “Mbështetja është ndier edhe në eksperiencën e marrë në krijimin e një klime të besueshme për biznesin dhe të kushteve për ekonominë e tregut”, - është shprehur Kryetari i Shtetit.
“Shqipëria”, - ka thënë Presidenti Topi, - “shpreson të marrë ftesën për antarësim në NATO pranverën e ardhshme dhe në këtë kuadër është e vendosur të plotësojë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga ky integrim, i cili mbështetet gjërësisht nga të gjithë faktorët politikë dhe shoqërorë në vend”.
Z.Granof është shprehur se Fondi shqiptaro-amerikan i Sipërmarrjes ndihet krenar që është pjesë e miqësisë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe që ka qenë kontribues, por edhe dëshmitar i ecurisë së Shqipërisë në gjithë këto vite, duke nënvizuar se ky bashkëpunim do vazhdojë edhe në të ardhmen.