E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi priti Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Tomas Mekiver.

5 tetor 2007

Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot Drejtorin e Sigurisë së NATO-s, z. Tomas Mekiver. Presidenti Topi pasi falenderoi z. Mekiver për ndihmesën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë strukturave tona të sigurisë, vuri në dukje përparimin e bërë dhe reformat që po kryhen në vendin tonë me synimin e qartë të integrimit të Shqipërisë në familjen euro-atlantike.

Z. Mekiver shprehu vlerësimet më të larta për ndryshimin dhe arritjet e shënuara nga strukturat shqiptare të sigurisë, si edhe bindjen se do të vazhdohet me sukses në këtë drejtim, gjë që do të bëjë të mundur, së bashku me përmbushjen e standardave të kërkuara, realizimin e aspiratave integruese të Shqipërisë në NATO.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›