Presidenti Topi takoi Ambasadorin e Çekisë në NATO, Stefan Fyle.

5 tetor 2007
Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Çekisë në NATO, Stefan Fyle, i cili gjendet në Shqipëri në kuadrin e një vizite zyrtare.
Presidenti Topi bëri një përshkrim të gjerë të situatës aktuale në vend, të reformave që po kryhen me qëllim përmbushjen e standardeve integruese të Shqipërisë në gjirin e familjes euro-atlantike, si dhe vuri në pah rolin pozitiv të vendit tonë në dobi të paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale. Këtu Kreu i Shtetit u ndal në çështjen e Kosovës dhe nënvizoi se pavarësia e merituar e saj do të ishte zgjidhja e vetme dhe më e mirë, në përputhje edhe me Planin e Presidentit Ahtisari, për të siguruar e forcuar paqen dhe qetësinë e rajonit tonë, duke patur si synim përfundimtar integrimin e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe në Bashkimin Europian.
Nga ana e tij, Ambasadori çek Fyle e përgëzoi Presidentin Topi për arritjet dhe sukseset e Shqipërisë dhe theksoi se përmbushja e të gjitha standardeve dhe rritja akoma edhe më tej e imazhit pozitiv të vendit tonë, do të bënte realitet edhe marrjen e ftesës së pritshme për anëtarësim në Samitin e ardhshëm të NATO-s në Bukuresht në vitin 2008. “Kjo gjë, – theksoi Ambasadori Fyle,– do të ishte si në interesin e Shqipërisë, ashtu edhe në interesin e vendit të tij dhe të NATO-s”.