Presidenti Topi pret ekspertë të Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it

13 shtator 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot një ekip ekspertësh të misionit të OSBE/ODIHR-it, i cili po zhvillon një vizitë pune në vendin tonë, të drejtuar nga Kryetari i Misionit të Vëzhguesve, Xhonatan Stounstrit.
Në takimin e zhvilluar në Zyrën e Presidentit, Kryetari i Shtetit Shqiptar nënvizoi rolin e vyer e konstruktiv të Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR-it në vendin tonë në monitorimin, raportimin dhe vlerësimin objektiv të zgjedhjeve për pushtetin vendor që u mbajtën në 8 maj të këtij viti. Presidenti Topi vuri në dukje se klasa politike shqiptare dhe institucionet e larta të shtetit kanë lexuar me vëmendje rekomandimet e bëra nga OSBE/ODIHR-i dhe janë bashkuar në përfundimin se kryerja e reformës zgjedhore është një domosdoshmëri dhe një proces për realizimin me sukses të së cilit duhet patjetër rifillimi sa më parë i punës. “Ky fakt thekson edhe një herë nevojën imediate që palët e përfshira në këtë proces, partitë politike e të gjithë aktorët institucionalë, të gjejnë rrugët e komunikimit në mënyrë që të mundësohet një bashkëpunim konstruktiv dhe i përgjegjshëm për të rifituar kohën e humbur dhe për të finalizuar këtë reformë, e cila do i garantojë qytetarëve dhe votuesve shqiptarë zgjedhje të lira, të ndershme dhe sipas standardet demokratike”, - u shpreh Presidenti i Republikës gjatë bisedës së zhvilluar me ekspertët e misionit të OSBE/ODIHR-it. Gjithashtu Presidenti Topi dhe zoti Stounstrit ndanë të njëjtin mendim se në procesin e reformës zgjedhore duhen përfshirë dhe marrë parasysh edhe mendimet e sa më shumë partive dhe aktorëve politikë, përfaqësuesve të administratës zgjedhore, shoqërisë civile, etj. në mënyrë që të rikthehet e të rritet besimi i qytetarëve shqiptarë në institucionin e votës.
Nga ana e tij, zotin Xhonatan Stounstrit falënderoi Presidentin Topi për këtë takim duke çmuar rolin ekuilibrues të Kreut të Shtetit si simbol i unitetit të popullit, dhe në vijim vuri në dukje nevojën e nisjes sa më parë nga puna të reformës zgjedhore ku OSBE/ODIHR-it do të ofrojë jo vetëm rekomandimet dhe vërejtjet e veta, por edhe ndihmesën e përvojën e vet të efektshme. Zoti Stounstrit theksoi se ky proces reformimi ligjor duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës, në mënyrë që gabimet dhe të metat e vëna re gjatë zgjedhjeve të shkuara, të mos përsëriten më duke rritur nivelin e demokracisë shqiptare dhe institucionit të zgjedhjeve.