Presidenti Topi pret përfaqësuesit më të lartë të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, me rastin e 40-vjetorit të themelimit të tij

30 shtator 2011
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi ka organizuar sot në mesditë një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, në të cilin merrnin pjesë Presidenti i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, Kardinal Peter Erdo, Ambasadori i Selisë së Shenjtë në Tiranë, Imzot Ramiro Moliner Ingles, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, përfaqësues të tjerë të lartë të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Vendeve Evropiane, si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit të Republikës.
Me këtë rast, Kreu i Shtetit mbajti një fjalë përshëndetëse ku theksoi: “Sot është një ditë e veçantë dhe një kënaqësi e madhe për mua, - nisi fjalën Presidenti Topi, - që në emër të të gjithë popullit shqiptar t’Ju uroj mirëseardhjen në Tiranë, në vendin e Nënë Terezës, bamirëses së madhe të mbarë njerëzimit, në vendin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, mbrojtësit të madh të qytetërimit perëndimor, në vendin e bashkëjetesës paqësore të besimeve fetare, të cilat së bashku i mbijetuan persekutimit komunist, me besimin e palëkundur te Zoti për ta ringjallur atë pas 50 viteve në diktaturë”.
Presidenti i Republikës, duke shprehur falenderimet që për Jubileun e 40-vjetorit të themelimit të Këshillit të Konferencës Ipeshkvnore Evropiane, përfaqësuesit më të lartë të tij zgjodhën Tiranën, dhe njëkohësisht, duke i uruar Konferencës “suksese në realizimin e qëllimeve të saj fisnike në shërbim të besimit, harmonisë, paqes dhe demokracisë në kontinentin tonë”, vuri në dukje se ky takim “përkon me 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Vatikanit, pikërisht në shtator të vitit 1991”.
Ndërsa risolli në kujtesë situatën e vështirë të feve në vendin tonë deri 20 vjet më parë, gjatë regjimit të asaj kohe, ku besimi tek Zoti ishte i ndaluar me ligj, Presidenti Topi u ndal veçanërisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit, të cilat shënuan që në Shekullin e 14-të një hap të rëndësishëm, “me aleancën ndërmjet Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Selisë së Shenjtë, në kohën kur pushtimi otoman ishte një kërcënim i madh për Evropën”, duke nënvizuar në këtë drejtim se “kujdesi i Vatikanit ndaj Shqipërisë dhe popullit shqiptar ka qenë i vazhdueshëm gjatë gjithë etapave të vështira të historisë, në përpjekje për liri, pavarësi dhe integritet territorial”.
Duke përmendur veprat e Buzukut, Budit, Bogdanit e Bardhit, të cilat u botuan nën mbrojtjen dhe mbështetjen e kardinalëve të asaj kohe, Kryetari i shtetit u shpreh se “prelatët shqiptarë gjetën tek mbështetja e Vatikanit, forcën për të kultivuar gjuhën, kulturën dhe identitetin kombëtar”.
“Gjithashtu shqiptarët, pa dallim feje, - vijoi Presidenti Topi në fjalën e tij, - ruajnë të paharruar në kujtesën e tyre vizitën e Papa Gjon Palit të Dytë në Tiranë, në 24 prill të vitit 1993. Ne e nderojmë figurën e tij për besimin e fortë, për përvojën e tij unike në histori, për mesazhet e tij të paqes e të lirisë si dhe kontributin e tij të çmuar për çlirimin e popujve të Lindjes nga barbaria e komunizmit. Prandaj mirënjohja e mbarë shqiptarëve ndaj këtij Prelati të lirisë e të besimit, do të jetë e përjetshme”.
Më tej, Kreu i shtetit, duke vënë në pah kontributin e veçantë të Kishës Katolike shqiptare gjatë etapave të zhvillimit të historisë së vendit tonë, si dhe duke theksuar se “kontributi më i madh mbetet vendosja e një klime paqësore dhe bashkëjetese mes besimeve në Shqipëri, si një pasuri e madhe kombëtare, që është ruajtur dhe trashëguar në breza nga krerët e komuniteteve fetare në vendin tonë”, nënvizoi se “personalisht, nuk do të resht së bëri të njohur dhe lartësuari gjithmonë dhe kudo këtë vlerë të historisë dhe bashkohësisë tonë”.
“Sot, Shqipëria është një vend demokratik e laik, mikëpritës dhe respektues i të gjitha besimeve, anëtar i NATO-s, e vendosur në perspektivën e integrimit evropian”, - theksoi më tej Presidenti Topi, - duke shprehur bindjen se “Vatikani, në vijim të traditës së tij historike në sintoni me proceset demokratike e integruese, do të jetë si gjithmonë në krah të përpjekjeve të popullit shqiptar, i cili dëshiron të zerë vendin e tij në familjen e përbashkët evropiane”.